Justin Timberlake reagon për herë të parë pas arrestimit në gjendje të dehur
Justin Timberlake bëri deklaratën e tij të parë publike në lidhje me arrestimin. Ai u arrestua në fillim të kësaj jave pasi u ndalua nga policia dhe ishte në gjendje të dehur, derisa ndodhej në qytetin bregdetar të Sag Harbor. “Ka qenë një javë e vështirë”, u tha fansave ylli, producenti dhe aktori 43-vjeçar, i […]
Justin Timberlake bëri deklaratën e tij të parë publike në lidhje me arrestimin.
Ai u arrestua në fillim të kësaj jave pasi u ndalua nga policia dhe ishte në gjendje të dehur, derisa ndodhej në qytetin bregdetar të Sag Harbor.
“Ka qenë një javë e vështirë”, u tha fansave ylli, producenti dhe aktori 43-vjeçar, i cili ka fituar shumë çmime ‘Grammy’, gjatë një shfaqjeje në arenën ‘United Center’ të Chicagos – e para që nga arrestimi i tij të martën.
“Por ti je këtu, dhe unë jam këtu. Dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë moment tani. E di që ndonjëherë është e vështirë të më duani. Por ti vazhdo të më duash dhe unë do të të dua njësoj”.
Sipas NPR, departamenti i policisë Sag Harbor e ndaloi Timberlake pak pas mesnatës së 18 qershorit.
Ai po ngiste BMW-në e tij nëpër enklavën piktoreske Hamptons, gjoja pasi kishte lënë një festë.
Timberlake u akuzua se po ngiste makinën në gjendje të dehur.