Mickoski: LSDM-ja të jetë opozitë konstruktive, Filipce: Filipçe: Një fillim i ri, një luftë dhe shpresë e re 

Kongresin e LSDM-së e ka komentuar Kryeministri dhje lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai dëshiron që LSDM-ja t`i ngjajë një opozite konstruktive, por sic tha, sipas emrave që mësohen nga The post Mickoski: LSDM-ja të jetë opozitë konstruktive, Filipce: Filipçe: Një fillim i ri, një luftë dhe shpresë e re  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 25, 2024 - 02:00
 0  8
Mickoski: LSDM-ja të jetë opozitë konstruktive, Filipce: Filipçe: Një fillim i ri, një luftë dhe shpresë e re 

Kongresin e LSDM-së e ka komentuar Kryeministri dhje lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai dëshiron që LSDM-ja t`i ngjajë një opozite konstruktive, por sic tha, sipas emrave që mësohen nga mediat, nuk pret që socialdemokratat të ofrojnë cilësi të re në skenën politike.

“Duhet të pranojë se edhe për ne si Qeveri na duhet një opozitë cilësore dhe konstruktive, por nuk pres që Kongresi i LSDM-së dicka të ndryshojë. Do të vazhdojnë shpifjet e rrejshme, sajime, insiunuata, poitika të epsheve të ulëta, tema ditore politike, e jo vizione për të ardhmen. U rekomandoj të ristrukturohen dhe rikonstruohen dhe me program dhe në pjesën kadrovike, por sic e shoh, oferta është e dobët, koha do të tregojë nëse kam patur të drejtë. Kongresi më së miri e di se cfarë I duhet partisë, por dëshira ime është që LSDM-ja t`i ngjajë një opozite konstruktive që do të jetë vlerë e shtuar dhe do të inspirojë më shumë qytetarë në zgjedhjet e ardhshme” – tha Kryeministri Mickoski.

Fani Karanfilova Panovska zgjidhet Zv/Kryetare e LSDM-së. Ajo vjen në vend të Sanja Lukarevskës, e cila u dorëhoq nga funksioni pas disfatës zgjedhore të majit. Fani Karanfilova Panovska është ish-Drejtore e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”. Në Kongresin e 30-të u zgjodh edhe përbërja e re Këshillit Qendror të LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Këshillin i ri Qendror përbëhet nga individë që janë të respektuar në komunitetet e tyre, që dijnë ta respektojnë anëtarësinë dhe qytetarët dhe që do të punojnë në interes të tyre.

“Fusim energji të re në radhët tona. Hapim dyert për të gjithë që janë të afërt me idetë dhe vlerat socialdemokrate” – thonë nga LSDM-ja duke bërë publike listën e 113 anëtarëve të Këshillit Qendror.

Për dallim nga nisja e pasuksesshme e Kongresit të 30-të më 9 Qershor të këtij viti, I cili u ndërpre për shkak të numrit të pamjaftueshëm të delegaëve, në Kongresin e të dielës së LSDM-së të pranishëm janë mbi 85% e delegatëve respektivisht 536 nga gjithsej 626 delegatët.

Ky Kongres paraqet kthesë në veprimin opozitar – tha në fillim të Kongresit lideri socialdemokrat Venko Filipçe, duke u zotuar se partinë do ta kthejë aty ku e ka vendin – në shtigjet e fitoreve.

“Na pret shumë punë. Pajtohem me shumicën e kritikave dhe ato duhet të na udhëheqin në të ardhmen. LSDM-ja nuk do të heq dorë, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Kjo parti nuk është pronë e askujt. Humbja nuk është fundi, është shansi I ri për fillim të ri. Të gjithë jemi fajtorë dhe përballemi me sfidën për të kthyer besimin e qytetarëve” – tha Filipçe.

Filipçe në fjalimin e tij vlerësoi se të gjithë duhet ta pranojnë fajin për rezultatet në zgjedhjet e fundit, por se LSDM-ja ka pranuar sfidën që ta kthejë besimin e qytetarëve.

“Shkaqet për këtë situatë janë shumështresore. Për shkak të cështjeve të mëdha kombëtare sikurse anëtarësimi fuqiplotë në NATO, përpjekjet për nisje të negociatave për anëtarësim fuqiplotë në BE, zgjidhjen e cështjeve të hapura me fqinjtë, Qeveritë tona lanë pasdore efikasitetin për të siguruar shërbime për funksionet në aparatin shtetëror. Është e drejtë përshtypja se BE dhe NATO nuk vijnë brenda natës, por qytetarët duan shtet funksional që jep rezultate konkrete. Jo për 10 apo 5 vite, port ani menjëherë” – tha Venko Filipçe.

Filipçe rikujtoi se dy paraardhësit e tij, Zoran Zaevi dhe Dimitar Kovaçevski sakrifikuan karrierat e tyre politike, me qëllim që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO dhe të nisin negociatat me BE-në. Por, ai u shpreh me tone kritike për raportet me partnerët e koalicionit në Qeveri.

“S`duhet ta lëmë pasdore përshtypjen e opinionit se ishim servil ndaj partnerëve të koalicionit. Ata keqpërdorën kapacitetin tonë demokratik, zemërgjerësinë dhe përkushtimin për inkluzivitet të sinqertë në punën e të gjitha niveleve qeveritare. Nga kjo përvojë duhet të marrim mësime. Asnjëherë LSDM-ja nuk guxon të jetë në pozitë nënçmuese ose në dëm të rejtingut personal për t`i mbajtur koalicionet politike” – tha Filipçe.

LSDM-ja, para nisjes së Kongresit të 30-të, mbajti vazhdimin e Kongresit të 29-të partiak që ishte ndërprerë më 9 Qershor.

Në Kongresin e 29-të u votua mosbesimi për Këshillin Qendror dhe Mbikqyrës, kurse u konstatua edhe dorëheqja e Nënkryetares, Sanja Lukarevska.

Gjithashtu u miratua edhe raporti për mosuksesin e partisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën këtë vit.

Kongresi I 29-të miratoi vendimin për ndryshimin e Statutit të partisë në pjesën që ka të bëjë me zgjedhjen e Zv/Kryetarit partiak. Sipas ndryshimeve, vendoset barazia gjinore në dy funksionet më të larta partiake respektivisht Kryetari dhe zëvendësi të jenë të gjinisë së ndryshme.

Me këto vendime LSDM-ja përmbylli Kongresin e 29-të dhe nisi mbajtjen e atij të 30-të ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të organeve partiake – Këshillit Qendror, Këshillit Mbikqyrës, Sekretarit të Përgjithshëm dhe dy sekretarëve organizativ.

The post Mickoski: LSDM-ja të jetë opozitë konstruktive, Filipce: Filipçe: Një fillim i ri, një luftë dhe shpresë e re  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .