Ibrahimi e Gashi në Kumanovë për ta parë rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”
Kryetari i Alternativës i shoqëruar nga kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka parë nga afër punimet për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Kumanovës. “Së bashku me mikun tim, Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit si dhe Sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi nga afër sot vizituam rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit […]

Kryetari i Alternativës i shoqëruar nga kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka parë nga afër punimet për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Kumanovës.
“Së bashku me mikun tim, Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit si dhe Sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi nga afër sot vizituam rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Kumanovës”.
Ky është një projekt serioz që me dekada janë duke e pritur nxënësit dhe qytetarët e Kumanovës, ndërsa rrjedha e punimeve po mundësohet edhe fal ndarjes së fundit buxhetore prej 118 milion denarësh.
Urova drejtorin e shkollës, Nagri Rexhepin si dhe përgëzova të gjithë aktorët që janë meritorë për këtë projekt kapital për kumanovarët”, ka shkruar Ibrahimi.