“Ka pasur përpjekje për të më shkatërruar imazhin” – Brikena ‘shpërthen’ pas BBVA: Më kanë njollosur njerëz që i kam ndihmuar me duart e mia
Brikena Selmani ka bërë një reagim të gjatë në Instagram pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, ku ka folur për periudhën brenda dhe jashtë formatit, duke ngritur akuza për padrejtësi dhe sulme ndaj imazhit të saj. Deklarata e saj: Gjate periudhes qe kam qene brenda ne Big Brother, jasht kam […]


Brikena Selmani ka bërë një reagim të gjatë në Instagram pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, ku ka folur për periudhën brenda dhe jashtë formatit, duke ngritur akuza për padrejtësi dhe sulme ndaj imazhit të saj.
Deklarata e saj:
Gjate periudhes qe kam qene brenda ne Big Brother, jasht kam perjetuar shume padrejtesi.
Ka pasur njerez qe jane perpjekur te njollosin imazhin tim, madje disa prej tyre kane qene persona te cileve u kam dhene me ngrohtesi nga duart e mia.
Jane publikuar shume gjera qe une as nuk kam pasur forcen t’i shoh, per hir te shendetit tim mendor.
Shume me kane keshilluar te ndjek rrugen ligjore dhe t’i coj disa njerez ne gjyq, por une zgjedh te besoj dicka tjeter. Besoj fort qe Zoti ekziston.
Dhe Zoti nuk eshte nje “mace qe te gervisht menjehere”, por ne kohen e duhur i jep secilit ate qe meriton.
Dua t’ju them gjithashtu te gjithve ju qe me keni mbeshtetur: faleminderit nga zemra.
Mbeshtetja juaj me ka dhene force ne momentet me te veshtira dhe me ka bere te mos dorezohem.
Une do te vazhdoj te jem e vertete me veten time dhe me ju, pa u ndikuar nga genjeshtrat apo mashtrimet.
Prandaj, ju lutem, mos vazhdoni me. Le te zgjedhim respektin dhe te verteten mbi gjithcka.
KAQ.
Në fund të reagimit të saj, Selmani ka falënderuar mbështetësit dhe ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur në qëndrimet e saj, duke mos u ndikuar nga sulmet apo dezinformatat që, sipas saj, janë përhapur ndaj saj.