Kacarska po largohet, kush do të jetë pasardhësi i saj? Ende nuk ka informacione kush dhe pse e ka kërcënuar
Kryetarja në largim e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ende nuk ka informacione se kush dhe pse e ka kërcënuar. Para dy javëve në garazhin nëntokësor ku ajo e parkon makinën, ka gjetur një krevat të improvizuar dhe thikë kuzhine të ngulur në të. Këtë e denoncoi në polici. Atëherë nga PTHP njoftuan se sendet janë […] The post Kacarska po largohet, kush do të jetë pasardhësi i saj? Ende nuk ka informacione kush dhe pse e ka kërcënuar appeared first on InfoShqip.com.
Kryetarja në largim e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ende nuk ka informacione se kush dhe pse e ka kërcënuar. Para dy javëve në garazhin nëntokësor ku ajo e parkon makinën, ka gjetur një krevat të improvizuar dhe thikë kuzhine të ngulur në të. Këtë e denoncoi në polici. Atëherë nga PTHP njoftuan se sendet janë marrë për ekspertizë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa Kacarskës iu dha edhe sigurim. Por tregoi se deri më tani është arrestuar vetëm personi që personalisht e ka kërcënuar.
“Deri më sot nuk ka asnjë informacion për ngjarjen e parë të denoncuar, ndërsa ai që më ka kërcënuar personalisht, ai është ndaluar në stacion policor. Deri ku është procedura dhe çfarë ka ndodhur më tej, realisht nuk mund të përgjigjem. Këto janë kërcënime që kam denoncuar, por tashmë disa vite po marr kërcënime dhe mund të them që nuk kalon javë pa më kërcënuar, ka pasur edhe sulm fizik”, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e GJ. Kushtetuese.
Kryetares Kacarska këto ditë i skadon mandati, ndërsa se kush do të marrë postin e saj do të dihet nesër, kur gjykatësit do të vendosin se kush do të jetë kryetari i ardhshëm me votim të fshehtë me shumicë prej 2/3. Si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ajo e kaloi mandatin e saj prej tre vitesh dhe nuk ka të drejtë për rizgjedhje, por në 6 vitet e mbetura do të vazhdojë të punojë si gjykatëse. U ankua se një pjesë të madhe të mandatit të saj si kryetare e Kushtetueses e kaloi në kufi të kuorumit dhe u lëvdua se ka bërë reforma për punë më efikase.
“Avokati i Popullit mund të parashtrojë kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave në emër të atyre qytetarëve që këtë nuk mund ta bëjnë. Ky akt i ri i Gjykatës Kushtetuese parasheh edhe të ashtuquajturit mekanizma që gjykatësit dhe kryetarët të mos munden të ruajnë lëndë në sirtarë, që për fat të keq ndodhte në të kaluarën. Parashihet afat prej maksimum 6 muajve në të cilin gjykatësit duhet të dorëzojnë referatin dhe ta mbyllin lëndën”, pohoi Dobrilla Kacarska, kryetare e GJ. Kushtetuese.
E pyetur rreth deklaratës së kryeministrit teknik Talat Xhaferi se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, dhe se kjo është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse mandati i tij si deputet tashmë është verifikuar, Kacarska shtoi se kjo nuk kontestohet dhe se kështu ka qenë deri më tani edhe në Qeveritë e mëparshme.
The post Kacarska po largohet, kush do të jetë pasardhësi i saj? Ende nuk ka informacione kush dhe pse e ka kërcënuar appeared first on InfoShqip.com.