“Kam vuajtur shumë” Dea Mishel me rastin e ditëlindjes rrëfen vështirësitë që ka kaluar

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, i ka bërë një dedikim vetes me rastin e ditës së lindjes. Në një postim të bërë në “Instagram”, Dea reflekton për sfidat që u përball gjatë këtij viti. Blogerja e njohur, e cila iu nënshtrua një operacioni këtë vit, u shpreh se ‘ka vujatur shumë’. Dea […]

shtator 21, 2024 - 16:00
 0  6
“Kam vuajtur shumë” Dea Mishel me rastin e ditëlindjes rrëfen vështirësitë që ka kaluar

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, i ka bërë një dedikim vetes me rastin e ditës së lindjes. Në një postim të bërë në “Instagram”, Dea reflekton për sfidat që u përball gjatë këtij viti.

Blogerja e njohur, e cila iu nënshtrua një operacioni këtë vit, u shpreh se ‘ka vujatur shumë’. Dea shton se ka qenë një makth për të, duke theksuar se është lutur çdo natë. Megjithatë, pavarësisht sfidave që kaloi, Dea Mishel vijon duke thënë se është optimiste dhe e lumtur, teksa shton me batutë që “jam e lumtur që shpirtin e sensin e humorit e kam akoma”.

“Sot festojmë ditën që unë rashë nga qielli organizuam një photoshoot që të shkruaja këtë caption… Këtë vit kam vuajtur, nuk gjej dot një mënyrë të këndshme ose poetike për ta thënë, ka qenë një makth. Jam lutur shumë, çdo natë. Tani jam thjesht e lumtur dhe kaq. S’ka asgjë poetike në gjithë këtë, prandaj dhe fjalët janë të vogla. Jam e lumtur që shpirtin dhe sensin e humorit e kam akoma. I love that. Mbase është gjëja që vlerësoj më shumë te vetja. Jam optimiste, jam mirënjohëse që kam mundësinë të festoj! Gëzuar ditëlindjen për mua! Love u truly little me!”, shkroi Dea krahas disa fotografive të postuara në rrjetet sociale.

Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja, duke treguar se është përballur me një nga frikërat e saj më të mëdha, duke mos zbuluar shkakun e operacionit. Më vonë Dea tregoi se ndërhyrjen kirurgjikale bëri në kokë, ndërsa tha se kishte dalë nga spitali dhe ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.

“Ja sa është enjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje.”– ka shkruar Dea duke treguar njërën anë të fytyrës paksa të fryrë.

Pas operacionit i cili zgjati 4 orë, influencerja dha një mesazh për të gjithë duke thënë se tashmë pas kësaj sfide ka mësuar të vlerësojë gjërat e vogla që shpesh herë njerëzit nuk i marrin të mirëqena.

“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha,”. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një nderhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.

Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lëne pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimiste dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve,” shkroi Dea.