Kamberi: Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mund të bëhet temë e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë

Belgzim Kamberi nga Instituti Musine Kokalari, ka deklaruar se çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mund të bëhet temë e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë, por që sipas tij, në këtë periudhë s’duket se ka interesim nga pala serbe. “Qeveria e Kosovës ka mundësi të shtyjë çështjen e Luginës së Preshevës, si në dialogun […]

shtator 24, 2024 - 08:00
 0  7
Kamberi: Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mund të bëhet temë e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë
kamberi:-ceshtja-e-shqiptareve-ne-lugine-te-presheves,-mund-te-behet-teme-e-kontestit-mes-kosoves-dhe-serbise

kamberi:-ceshtja-e-shqiptareve-ne-lugine-te-presheves,-mund-te-behet-teme-e-kontestit-mes-kosoves-dhe-serbise

Belgzim Kamberi nga Instituti Musine Kokalari, ka deklaruar se çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mund të bëhet temë e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë, por që sipas tij, në këtë periudhë s’duket se ka interesim nga pala serbe.

“Qeveria e Kosovës ka mundësi të shtyjë çështjen e Luginës së Preshevës, si në dialogun me Serbinë, pra është e mundshme një gjë e tillë. Për t’u bërë temë në dialog duhet që palët (Kosova e Serbia v.j.) të pajtohen në mënyrë konsensuale. Në një situatë të tillë, është vështirë që Serbia të pranojë që Lugina të jetë temë diskutimi në dialog. Ne jemi në një situatë kur s’e dimë si do të shkojë gjeopolitika në të ardhmen, kemi ende shumë paqartësi. S’e dimë kush po vjen në pushtet në SHBA”, ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se nëse Donald Trump do të kthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë “do të mund të hapej tema e shkëmbimit të territoreve”., tha ai ne KTV

Ai ka shtuar tutje se shqiptarët në Luginë të Preshevë po përballen me pasivizim të adresave nga autoritetet serbe, por ai ka theksuar se edhe shqiptarët “nuk janë mjaftueshëm të harmonizuar në qëndrimet e tyre”.