Kamioneta përfshihet nga zjarri në Davidoc të Shtimës, dëmtohet edhe një Mercedes

Një kamionetë e tipit VW (ngjyrë e gjelbër), është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Davidoc të Shtimës. Nga ky rast nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti ka ndodhur në parkingun e një marketi. Veseli theksoi se dëme materiale

qershor 26, 2025 - 17:30
 0  3
Kamioneta përfshihet nga zjarri në Davidoc të Shtimës, dëmtohet edhe një Mercedes
Kamioneta përfshihet nga zjarri në Davidoc të Shtimës, dëmtohet edhe një Mercedes

Kamioneta përfshihet nga zjarri në Davidoc të Shtimës, dëmtohet edhe një Mercedes

Një kamionetë e tipit VW (ngjyrë e gjelbër), është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Davidoc të Shtimës.

Nga ky rast nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rasti ka ndodhur në parkingun e një marketi.

Veseli theksoi se dëme materiale ka pësuar edhe një veturë Mercedes e cila ka qenë e parkuar afër kamionetës.

“Ju njoftojmë se më datë 26.06.2025, rreth orës 16:12, në fshatin Davidoc, është raportuar një rast ku një veturë ishte përfshirë nga zjarri në parkingun e një marketi. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin me sukses. Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe patrulla policore. Bëhet fjalë për një kamionetë të tipit VW, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore. Policia është duke u marrë me procedurat e mëtejme lidhur me këtë rast. Vlen të theksohet se, si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë tjetër e parkuar pranë, e tipit Mercedes,, me targa vendore, e cila ka pësuar dëmtime në anën e majtë. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti”, tha ai për Klankosova.tv.