Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

Tre provinca të Kanadasë po përballet prej ditësh me fjakët e zjarrit, të cilat kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të territorit të tyre. Sipas meteorologëve amerikanë tymi i shkaktuar nga zjarret e mëdha ka mbuluar 1/3 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar probleme me cilësinë e ajrit. Mjegulla, e cila dje shkaktoi […]

qershor 4, 2025 - 21:30
 0  9
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

Tre provinca të Kanadasë po përballet prej ditësh me fjakët e zjarrit, të cilat kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të territorit të tyre.

Sipas meteorologëve amerikanë tymi i shkaktuar nga zjarret e mëdha ka mbuluar 1/3 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar probleme me cilësinë e ajrit.

Mjegulla, e cila dje shkaktoi nivele të rrezikshme ndotjeje të ajrit në shtetin e Minesotës, shtrihet nga Dakotat, përgjatë luginës së Ohajos, deri në verilindje të SHBA-ve dhe në jug deri në Xhorxhia, sipas Qendrës së Parashikimeve të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në College Park, Maryland.

“Shumica e tymit ndodhet në shtresat e sipërme të atmosferës, kështu që në shumë zona nuk ka pasur ndikim serioz në cilësinë e ajrit. Ndërsa në Nju Jork dhe Connecticut kemi probleme, pasi tymi është më i trashë dhe më afër tokës” , shpjegoi Mark Chenard, meteorolog i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të SHBA-së.

Më të prekurit nga ajri i rënduar do të jenë fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Më shumë se 212 vatra aktive zjarresh janë regjistruar vetëm dje pasdite, gjysma e të cilave janë të pakontrolluara, sipas Qendrës Kanadeze të Zjarreve Pyjore. Deri tani janë djegur mbi 2 milionë hektarë tokë pyjore.