‘‘Kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale’’, KFOR deklarohet pas takimit Kurti- Barduani

KFOR ka thënë se gjatë takimit që kanë zhvilluar sot komandanti Major Enrico Barduani dhe kryeministri Albin Kurti, të dy ata kanë ‘‘shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale’’ që është në vend. Po ashtu, nga KFOR është thënë se ata kanë biseduar edhe për bashkëpunimin mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës. ‘‘Gjeneral Major Barduani theksoi angazhimin

Mars 7, 2025 - 22:00
 0  5
‘‘Kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale’’, KFOR deklarohet pas takimit Kurti- Barduani
‘‘kane-shkembyer-pikepamje-mbi-situaten-aktuale’’,-kfor-deklarohet-pas-takimit-kurti-barduani

‘‘kane-shkembyer-pikepamje-mbi-situaten-aktuale’’,-kfor-deklarohet-pas-takimit-kurti-barduani

KFOR ka thënë se gjatë takimit që kanë zhvilluar sot komandanti Major Enrico Barduani dhe kryeministri Albin Kurti, të dy ata kanë ‘‘shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale’’ që është në vend.

Po ashtu, nga KFOR është thënë se ata kanë biseduar edhe për bashkëpunimin mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

‘‘Gjeneral Major Barduani theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh etninë, gjininë, fenë, apo lidhjet politike të tyre.

Ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Gjeneral Major Barduani me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në rajon.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe pa dallime. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë’’, thuhet nga KFOR-i.