Kaosi në trafikun e Tetovës: Aksionet institucionale e zbusin por nuk e zgjidhin problemin

Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk.  Ndonëse ditëve të fundit janë shpeshtuar aksionet policore në komunikacion, përsëri mbeten evidente shumë probleme.  Ndër problemet që shkaktojnë tollovi mbetet parkimi në rrethrrotullime, parkimi i dyfishtë, parkimi në vende jo të shënuara për parkim, […]

Mars 10, 2025 - 20:00
 0  9
Kaosi në trafikun e Tetovës: Aksionet institucionale e zbusin por nuk e zgjidhin problemin
Kaosi në trafikun e Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk. 

Ndonëse ditëve të fundit janë shpeshtuar aksionet policore në komunikacion, përsëri mbeten evidente shumë probleme. 

Ndër problemet që shkaktojnë tollovi mbetet parkimi në rrethrrotullime, parkimi i dyfishtë, parkimi në vende jo të shënuara për parkim, parkimi afër kontejnerëve, parkimi në stacionet e autobusëve dhe të tjera. 

Për të parë këto aksione sot në terren dolën nga Komuna e Tetovës, Ndërmarrja e Parkingjeve dhe Policia. 

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se ka përmirësime por pamjet nuk janë ato që duan të shohin. 

“Është çështje shumë delikate për Tetovën sepse është çështje që ndër vite është neglizhuar dhe është krijuar mendësi te qytetarët se kështu ka qenë dhe kështu duhet të jetë”, tha Kasami. 

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit” Mirko Martinovski thotë se në rrugë ka policë të cilët e bëjnë punën e tyre çdo ditë.

“Problemi më i madh për ne është parkimi i dyfishtë, ku nuk mund të parkohen në vendin e shënuar për parkim nga linja e dytë që e nxënë qytetarët. Për parkimin e dyfishtë duhet intervenim nga polica sepse ne nuk kemi ingerenca, ajo është shkelje trafiku, për këtë kërkojmë ndihmë nga policia”, tha Martinovski. 

Ai shtoi tha se është zvogëluar numri i gjobave për shkak të aksioneve policore. 

Sipas kreut të Tetovës, përveç mungesës së parkingjeve, problem mbetet edhe vetëdija e ulët e qytetarëve. Ai zgjidhjen e sheh te studimi i moblitietit. 

“Unë besoj që plani i mobilitetit duhet diku deri nga fundi i Prillit ta kemi gati dhe do dalim me gjetjet nga ai plan dhe aty do të vendoset si do të shkohet më tutje në drejtim të zgjidhjes së problemit”, tha Kasami. 

Pavarësisht se autoritetet me vite kanë premtuar zgjidhje për këtë probleme, pamjet nga terreni flasin ndryshe. Situata rrëndohet ende më shumë gjatë verës dhe dimrit, kur kthehen mërgimtarët.