Kasami: Bajrami, festa e bashkimit dhe solidaritetit pas Ramazanit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. “Të nderuar besimtarë muslimanë, Bajrami, që si fjalë nënkupton një kuvendim të mbushur me muhabet, ku ngrënia, pija dhe bisedate ngrohta zënë vend në shtëpitë tona vjen si një moment për të festuar jetën, për të forcuar lidhjet mes […]

Mars 30, 2025 - 14:00
 0  7
Kasami: Bajrami, festa e bashkimit dhe solidaritetit pas Ramazanit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Të nderuar besimtarë muslimanë, Bajrami, që si fjalë nënkupton një kuvendim të mbushur me muhabet, ku ngrënia, pija dhe bisedate ngrohta zënë vend në shtëpitë tona vjen si një moment për të festuar jetën, për të forcuar lidhjet mes të afërmëve dhe për të ndarë gëzimin e vërtetë me të tjerët. Festa bëhet akoma më e hareshme kur vjen pas një muaji të gjatë agjërimi ku Ramazani na ka obliguar me kufizime që synojnë një kalitje shpirtërore dhe forcimin e solidaritetit shoqëror. Ju uroj agjërim të pranuar juve dhe familjeve tuaja”, ka uruar Kasami.