Kasami priti ambasadorin e Francës Christophe Le Rigoleur

Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Christophe Le Rigoleur. Gjatë takimit, u diskutuan tema të shumta që prekin gjendjen aktuale dhe zhvillimet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet […]

tetor 1, 2024 - 00:00
 0  4
Kasami priti ambasadorin e Francës Christophe Le Rigoleur

Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Christophe Le Rigoleur. Gjatë takimit, u diskutuan tema të shumta që prekin gjendjen aktuale dhe zhvillimet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe Ambasadës Franceze.

Një nga temat kyçe që u trajtua ishte rëndësia e mësimit të gjuhës frënge në shkollat fillore komunale të Tetovës. Gjuha frënge ka qenë një prioritet në arsimimin e fëmijëve të Tetovës për shumë vite, dhe të dyja palët ranë dakord për nevojën e vazhdimit të kësaj tradite të pasur kulturore. Ambasadori Le Rigoleur shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur përpjekjet e komunës në avancimin e mësimdhënies së gjuhës frënge, duke nënvizuar rëndësinë e saj jo vetëm për arsimin, por edhe për zhvillimin kulturor dhe ndërkombëtar të qytetit.

Kryetari Kasami theksoi përvojat pozitive të deritanishme të bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, duke vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme dhe duke shprehur interes për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme.