Vonohet TVSH-ja
Në vend që të kthehet për një muaj, shteti po vonon për disa muaj TVSH-në për biznesin. Kompanitë ankohen se kanë probleme në funksionimin e tyre të përditshëm. Autoritetet e The post Vonohet TVSH-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në vend që të kthehet për një muaj, shteti po vonon për disa muaj TVSH-në për biznesin. Kompanitë ankohen se kanë probleme në funksionimin e tyre të përditshëm. Autoritetet e justifikojnë problemin me kthimin me faktin se Tatimorët kishte dijeni për manipulime të rënda me rimbursimet e TVSH-së dhe kontrollet që janë në rrjedhë e sipër
Në vend që të kthehet për një muaj, shteti po vonon për disa muaj TVSH-në për biznesin. Kompanitë ankohen se kanë probleme në funksionimin e tyre të përditshëm me pagesën e materialeve për punë dhe pagesave tjera. Akoma nuk janë të qarta shkaqet e një vonese të tillë.
Mirëpo kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se kthimi është vonuar.Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi pagesën e rimbursimit të TVSH-së për kompanitë pas përfundimit të kontrolleve, për të cilat thotë se po bëhen për të parandaluar përsëritjen e rasteve të pagesave për kompanitë fantazmë. Lidhur me ankesat nga kompanitë se nuk kanë marrë rimbursim të TVSH-së për më shumë se 100 ditë, Mickoski tha se nuk ka problem me buxhetin dhe se pagesat do të bëhen pas kontrollit të rreptë dhe brenda afatit ligjor.
“Nuk ka problem me Buxhetin. Problemi me Buxhetin është i mëparshëm, por ne po e zgjidhim dhe është në gjendje shumë më të mirë sesa e kemi trashëguar. Pasi janë kontrolluar të gjitha, sepse deri më tani janë paguar miliona euro rimbursim të TVSH-së për kompanitë fantazmë dhe më pas të njëjtat kompani ju tjetërsohen qytetarëve të një prej vendeve përreth që nuk ekzistojnë dhe më pas ato kompani mbyllen ndërsa paratë e qytetarëve zakonisht përfundojnë në para të gatshme dhe në këtë mënyrë buxheti zbrazet me dhjetëra milionë euro. Kompanive të tilla fantazmë nuk do t’u paguhen më rimbursimet e TVSH-së. Ato do të paguhen pasi t’i nënshtrohen kontrollit të rreptë dhe brenda afatit ligjor“, thekson Mickoski.
Ne synojmë, tha Mickoski, të implementojmë sistemin e faturave elektronike, i cili është dashur të zbatohet para shtatë vitesh.
Ekonomia prej kohësh kërkon ndryshimin e sistemit të rimbursimit të TVSH-së. “Periudha në të cilën shteti duhet të bëjë rimbursim është 30 ditë, nëse vonohet duhet të paguajë edhe kamatë, por kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ne duam të fusim kompensimin e TVSH-së. Kjo do të thotë se gjatë blerjes së lëndëve të para, kompania nuk duhet të paguajë tatimin mbi vlerën e shtuar, por ajo shumë duhet të zbritet nga shuma që kompania duhet të marrë si rimbursim. Kjo është diçka që biznesi e ka kërkuar prej vitesh”, thekson drejtori i Dauti Komerc, Xhemali Dauti .Nga Lidhja e Odave ekonomike thonë se është një gjë e mirë që Drejtoria të Ardhurave Publike ka nisur të zbulojë abuzimet, por shtojnë se ajo duhet të përfundojë punën në kohën e duhur në mënyrë që ekonomia të mos pësojë dëme. “Nëse duhet të bëjmë një përafrim, vonesa është nga tre muaj ose 90 ditë deri në një vit. Ka kompani që kanë paraqitur kërkesë nga periudhat e mëparshme dhe nuk ju është plotësuar. Pra, bëhet fjalë për disa kërkesa të paraqitura nga viti 2022 dhe ende nuk janë kthyer, por këta janë pak nga anëtarët që e kanë shprehur një gjë të tillë. Shumica janë me pretendime nga tre muaj deri në një vit. Apelojmë që të kapërcehet kjo situatë, pse dhe si është e nevojshme që ato mjete të kthehen në ekonomi”, thotë Romeo Kostadinov, nënkryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike.
Nga Drejtoria e Tatimeve thonë se është ngritur një komision i posaçëm, i cili po punon për përmirësimin e proceseve të rimbursimit të TVSH-së. Autoritetet e justifikojnë problemin me rimbursimet e TVSH-së me faktin se Tatimorët kishin dijeni për manipulime të rënda me rimbursimet e TVSH-së.
“Drejtoria e të Ardhurave Publike ndërmerr hapa të tillë për të parandaluar zhvillime që cenojnë reputacionin dhe besimin tek institucioni, kryesisht në lidhje me mënyrën se si është kryer dhe administruar procesi i miratimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së. Komisioni kryen një analizë të detajuar dhe identifikon kërkesat për rimbursim të TVSH-së me një shkallë të caktuar rreziku, që nënkupton nevojën për kontroll inspektues tek tatimpaguesit”, thonë nga DAP.
Përndryshe në 20 vitet e kaluara si zakonisht kohë pas kohe ka pasur vonesa në rimbursimin e TVSH-së.
Njohësit e kësaj problematike thonë se TVSH-ja është e përbërë për t’i shërbyer biznesit, veçanërisht në pjesën e kthimit. ”Kthimi i shpejtë i TVSH-së duhet të jetë konfirmim i shqetësimit të organit tatimor për tatimpaguesit e tij, orientimi i shërbimit dhe niveli i gatishmërisë teknike. BE-ja në raportet e saj vjetore për progresin e vendit tonë nuk harron të përmend tash e sa vite se kthimi i vonuar i TVSH-së nënkupton edhe mosrespektimin e të drejtave të taksapaguesve”, thotë eksperti Sllavki Lazovski. Nga aty ai vë në dukje faktin se që TVSH-ja të funksionojë si një “ashensor me shpejtësi maksimale” që mbush buxhetin andaj edhe duhet të jetë i shpejtë edhe shteti në kthimin e tij. (koha.mk)
The post Vonohet TVSH-ja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .