Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve festojnë Krishtlindjet

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas Kalendarit Gjeorgjian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit -Krishtlindjet. Tradicionalisht në Maqedoni festimi qendror me rastin e kësaj feste mbahet në Kishën Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë u mbajt edhe liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve, transmeton Portalb.mk. Ipeshkvi i Shkupit dhe […]

dhjetor 25, 2024 - 14:00
 0  3
Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve festojnë Krishtlindjet
Krishtlindjet. Foto: Zhaklina Peshevski/Facebook

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas Kalendarit Gjeorgjian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit -Krishtlindjet. Tradicionalisht në Maqedoni festimi qendror me rastin e kësaj feste mbahet në Kishën Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë u mbajt edhe liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve, transmeton Portalb.mk.

Ipeshkvi i Shkupit dhe i Dioqezës Strumicë-Shkup, Kiro Stojanov, gjatë liturgjisë, ka uruar qytetarët e besimit katolik.

“Uroj që këto Krishtlindje dhe vit jubilar të na sjellin bekimin dhe shpresën e bollshme të Zotit në të ardhmen”, deklaroi ipeshkvi i Shkupit dhe Eparkia e Strumicë-Shkupit Kiro Stojanov.

Krishtlindjet festohen sot edhe nga kishat ortodokse greke, bullgare, rumune, ukrainase dhe gjeorgjiane, të cilat kanë miratuar kalendarin gregorian. Bota e mbetur ortodokse që ndjek kalendarin Julian, duke përfshirë Kishën Ortodokse Ruse, Serbe dhe Maqedonase, Patriarkanën e Jerusalemit, si dhe murgjit e Malit Athos, do të festojnë Krishtlindjet më 7 janar.