Qeveria e re me paraqitjen e parë në “Open Ballkan” – Mexhiti: Nisma s’është gjithëpërfshirëse dhe nuk e ka përmbushur misionin

Përderisa kryeministri Hristijan Mickoski është në Beograd në ngjarjen e nismës “Open Ballkan”, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, kritikoi nismën. Sipas Mexhitit “Open Ballkan” nuk e ka arritur misionin e vet dhe nuk është nismë inkluzive në të cilën duhet të përfshihet i gjithë rajoni. Në të vazhdojnë të jenë pjesëmarrëse vetëm Maqedonia, Shqipëria dhe […] The post Qeveria e re me paraqitjen e parë në “Open Ballkan” – Mexhiti: Nisma s’është gjithëpërfshirëse dhe nuk e ka përmbushur misionin appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 22, 2024 - 21:00
 0  5
Qeveria e re me paraqitjen e parë në “Open Ballkan” – Mexhiti: Nisma s’është gjithëpërfshirëse dhe nuk e ka përmbushur misionin

Përderisa kryeministri Hristijan Mickoski është në Beograd në ngjarjen e nismës “Open Ballkan”, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, kritikoi nismën. Sipas Mexhitit “Open Ballkan” nuk e ka arritur misionin e vet dhe nuk është nismë inkluzive në të cilën duhet të përfshihet i gjithë rajoni. Në të vazhdojnë të jenë pjesëmarrëse vetëm Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia. Mexhiti dëshiron nismë në të cilën do të jetë e përshirë edhe Kosova.

Vërejtje për pjesëmarrjen e Maqedonisë në Open Ballkan vazhdimisht arrinin nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN, edhe pse pjesëmarrja jonë në këtë nismë vazhdon. Kritikat kryesore kanë të bëjnë me ndikimin serb në vend. Paraprakisht edhe kryeministri Hristijan Mickoski e kritikoi “Open Ballkan”. Ai deklaroi se nisma ka shumë mangësi dhe për të duhet të bisedohet me partnerët strategjik.

Derisa ishte në pushtet LSDM vazhdimisht kritikonte se VMRO-DPMNE-ja në Kuvend po e bllokon ratifikimin e zgjidhjeve ligjore që burojnë nga “Open Ballkan”.

The post Qeveria e re me paraqitjen e parë në “Open Ballkan” – Mexhiti: Nisma s’është gjithëpërfshirëse dhe nuk e ka përmbushur misionin appeared first on InfoShqip.com.