Këshilli i Prokurorëve shtyu shqyrtimin e kërkesës së Krstevska-Calevës për dorëheqje nga pozita e shefes së Prokurorisë së Lartë

Kërkesa e prokurores Natasha Krstevska-Caleva, me të cilën kërkon të tërhiqet nga kryesuesja e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, ndërsa procedura ndaj shefit të suspenduar të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, vazhdon, ndonëse ishte paraparë për sot, do të shqyrtohet në një nga seancat e radhës të Këshillit të Prokurorëve Publik, transmeton Portalb.mk. Kërkesa e saj, […]

shkurt 28, 2025 - 15:00
 0  5
Këshilli i Prokurorëve shtyu shqyrtimin e kërkesës së Krstevska-Calevës për dorëheqje nga pozita e shefes së Prokurorisë së Lartë
Keshilli i Prokurorëve Publikë. Foto: MIA

Kërkesa e prokurores Natasha Krstevska-Caleva, me të cilën kërkon të tërhiqet nga kryesuesja e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, ndërsa procedura ndaj shefit të suspenduar të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, vazhdon, ndonëse ishte paraparë për sot, do të shqyrtohet në një nga seancat e radhës të Këshillit të Prokurorëve Publik, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa e saj, të cilën e parashtroi në fillim të javës së kaluar, ishte pika e tretë e rendit të ditës në seancën e sotme. Por menjëherë pasi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska e hapi diskutimin pas saj, me propozim doli kolegia e saj dhe anëtare e këtij organi, Marjana Ilieska. Diskutimi dhe vendimmarrja për këtë pikë duhet të shtyhet sepse në seancë nuk janë të pranishme dy anëtarët e Këshillit Jelena Dogazanska-Koleva dhe Keti Petkova.

Argumenti për këtë propozim të Ileskës ishte se Këshilli, kur vendosi për emërimin e Krstevska-Caleva për kryetare të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, këtë e bëri në përbërje të plotë, me votat e të gjithë anëtarëve. Në këtë drejtim, Ileska konsideron se diskutimi dhe vendimmarrja për kërkesën për tërheqje nga posti duhet të bëhet kur Këshilli të jetë në përbërje të plotë.

“Ndoshta është më mirë të jemi të plotë që të gjithë të thonë fjalën e tyre për këtë pikë”, tha Ilieska.

Disa kolegë të saj e mbështetën këtë propozim të saj, pas së cilës më në fund u vendos që kjo pikë të shtyhej për një datë tjetër.

Natasha Kërstevska Caleva në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup u zgjodh më 10 shkurt, me propozim të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi.

Përzgjedhja e Kërstevska-Calevës u përcoll me komente të ndryshme. Qeveria pretendonte se kjo është e paligjshme.

Ajo nuk i duroi dot kritikat dhe dha dorëheqjen. Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për shkak të pretendimit të mobingut ndaj kolegëve të tij. Hajullahi pretendon në deklaratat publike se është viktimë e presionit. Me propozim të Kocevskit është shkarkuar nga detyra edhe zëvendësi i deritanishëm Jove Cvetanovski.

Në fund të muajit janar, ndaj prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi ka filluar procedurë disiplinore për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e ngritjes së lëndëve nga Prokuroria.

Hajrullahi u rizgjodh si prokuror i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup në dhjetor të vitit 2022. Në fund të vitit të kaluar, ai u suspendua nga detyra pas një hetimi dhe ndaj tij u ngrit një kallëzim penal. Prokuroria Publike e RMV-së më pas njoftoi se kundër prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahi, është hapur hetim për ngacmim gjatë kryerjes së detyrës dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.