Metamorfozis: Shprehim mbështetje për OJQ-të në Serbi që po i nënshtrohen presionit nga autoritetet

Fondacioni Metamorfozis shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për organizatat e shquara të shoqërisë civile në Serbi që po i nënshtrohen një fushate frikësimi, presioni dhe linçimi publik: CRTA, Iniciativat Qytetare, Fondacioni Trag dhe Qendra për Politikë Praktike, transmeton Portalb.mk. “Konsiderojmë se është e papranueshme që institucionet shtetërore të keqpërdoren për të shtypur lirinë e […]

shkurt 28, 2025 - 15:00
 0  4
Metamorfozis: Shprehim mbështetje për OJQ-të në Serbi që po i nënshtrohen presionit nga autoritetet
Fondacioni për internet dhe shoqëri "Metamorfozis". Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Fondacioni Metamorfozis shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për organizatat e shquara të shoqërisë civile në Serbi që po i nënshtrohen një fushate frikësimi, presioni dhe linçimi publik: CRTA, Iniciativat Qytetare, Fondacioni Trag dhe Qendra për Politikë Praktike, transmeton Portalb.mk.

“Konsiderojmë se është e papranueshme që institucionet shtetërore të keqpërdoren për të shtypur lirinë e shprehjes dhe bashkimit”, thuhet në reagimin e Metamorfozisit.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd më 25 shkurt njoftoi se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga disa organizata joqeveritare në Serbi.

CRTA dhe Iniciativat Qytetare kanë konfirmuar se Policia ka bastisur zyrat e tyre në mëngjesin e 25 shkurtit.

Aksioni i autoriteteve serbe erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kufizoi punën e USAID-it, duke urdhëruar një ngrirje 90-ditëshe të shpenzimeve të tij, më 24 janar, para një auditimi të agjencisë, e cila u themelua më 1961, me qëllim koordinimin më të mirë të ndarjes së ndihmave amerikane jashtë vendit.