Këshilltarja e Kurtit fiton në Preshevë, këshilltari i Bislimit humb në Bujanoc

Ardita Sinani, kandidatja e Partisë për Veprim Demokratik për kryetare të Preshevës, raportohet se ka fituar më së shumti vota në këtë Komunë, raporton Front Online. Mediet lokale raportojnë se sipas rezultateteve priliminare, Sinani, e cila njëherit është këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka fituar rreth 4000 vota. Në anën tjetër, në Komunën […]

qershor 3, 2024 - 03:00
 0  6
Këshilltarja e Kurtit fiton në Preshevë, këshilltari i Bislimit humb në Bujanoc
keshilltarja-e-kurtit-fiton-ne-presheve,-keshilltari-i-bislimit-humb-ne-bujanoc

keshilltarja-e-kurtit-fiton-ne-presheve,-keshilltari-i-bislimit-humb-ne-bujanoc

Ardita Sinani, kandidatja e Partisë për Veprim Demokratik për kryetare të Preshevës, raportohet se ka fituar më së shumti vota në këtë Komunë, raporton Front Online.

Mediet lokale raportojnë se sipas rezultateteve priliminare, Sinani, e cila njëherit është këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka fituar rreth 4000 vota.

Në anën tjetër, në Komunën e Bujanocit, sipas rezultateve preliminare po kryeson koalicioni i partisë opozitare, Fronti për Ndryshim, që drejtohet nga Arbër Pajaziti.

Ndërsa, Partia për Veprim Demokratik, kandidat i së cilës për kryetar të Bujanocit është Ragmi Mustafi, ka dal keq në këto zgjedhje.

Mustafi është këshilltar politik i zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Pak ditë para zgjedhjeve të 2 qershorit kryeministri Kurti i ka dhënë mbështetje në Prishtinë Sinanit dhe Mustafit.
/FrontOnline/