VMRO-DPMNE: Taravari konfirmoi se nuk është partner i qëndrueshëm me të cilin mund të ndërtohet politika

Nga VMRO-DPMNE thonë se dalja e Arben Taravarit nga qeveria mund të ndodhë vetëm si rezultat, siç thonë ata, i shantazhit. Nga VMRO-ja thonë se Taravari ka konfirmuar se nuk është person i qëndrueshëm në politikë. “Taravari të përgjigjet se me çfarë po shantazhohet. Kjo sjellje e tij e paarsyeshme mund të ndodhë vetëm si […] The post VMRO-DPMNE: Taravari konfirmoi se nuk është partner i qëndrueshëm me të cilin mund të ndërtohet politika appeared first on InfoShqip.com.

maj 14, 2025 - 19:00
 0  3
VMRO-DPMNE: Taravari konfirmoi se nuk është partner i qëndrueshëm me të cilin mund të ndërtohet politika

Nga VMRO-DPMNE thonë se dalja e Arben Taravarit nga qeveria mund të ndodhë vetëm si rezultat, siç thonë ata, i shantazhit. Nga VMRO-ja thonë se Taravari ka konfirmuar se nuk është person i qëndrueshëm në politikë.

“Taravari të përgjigjet se me çfarë po shantazhohet. Kjo sjellje e tij e paarsyeshme mund të ndodhë vetëm si rezultat i shantazhit dhe nën diktatin e lobit kriminal, i njëjti që e gjunjëzoi LSD-në dhe e shkriu në partneritet dhe martesë me mafian e BDI-së. Arben Taravari duhet të jetë i sinqertë dhe të pranojë se informacionet që po përhap tani për largimin nga qeveria, si për shembull se çështjet shqiptare nuk u trajtuan mirë apo se kishte një ngërç në integrimin në BE, janë vetëm një alibi e zbehtë për veprimet e tij nën shantazh. Arben Taravari është një njeri i shantazhuar, çmimi i një shantazhi të tillë duhet kërkuar në biznes apo motive të tjera. Ai ka konfirmuar se nuk është një partner i qëndrueshëm me të cilin mund të ndërtohet politika. Ai duhet t’u shpjegojë votuesve të tij se si BDI është tani opsioni i vërtetë dhe i vetëm për të”, thonë nga VMRO-DPMNE”, thonë nga VMRO.

The post VMRO-DPMNE: Taravari konfirmoi se nuk është partner i qëndrueshëm me të cilin mund të ndërtohet politika appeared first on InfoShqip.com.