Këto janë gjasat e Shqipërisë për ta kaluar grupin në Euro 2024
Shqipëria ka ende gjasa për ta kaluar grupin e vdekjes në Euro 2024. Momentalisht, kuqezinjtë kanë një pikë në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit përballen me Spanjën, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje nga pozita e parënë grup pas fitores ndaj Italisë. E kjo mund të jetë arsyeja që përzgjedhësi […]
Shqipëria ka ende gjasa për ta kaluar grupin e vdekjes në Euro 2024.
Momentalisht, kuqezinjtë kanë një pikë në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit përballen me Spanjën, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje nga pozita e parënë grup pas fitores ndaj Italisë.
E kjo mund të jetë arsyeja që përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente të pushojë disa prej futbollistëve kryesorë dhe të paraqitet me lojtarët rezervë, që potencialisht do t’i jepte më shumë gjasa Shqipërisë për kualifikim.
E sipas projeksioneve të Euro 2024, Shqipëria ka 22% gjasa për ta kaluar fazën e grupeve, ku bëjnë pjesë Spanja, Italia dhe Kroacia.
Më pak gjasa për të kaluar tutje kanë vetëm Hungaria 19% dhe Gjeorgjia 17%.