KFOR-i shkon në Bosnje për një stërvitje me EUFOR-in, mund të ketë “rritje të trafikut rrugor”

Nga data 25 gusht deri më 13 shtator 2024, njësitë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të marrin pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë dhe Hercegovinë, “Përgjigje e Shpejtë 2024”. Në njoftimin që KFOR-i e ka dërguar për media, thuhet se “ky është një tjetër demonstrim i […]

gusht 24, 2024 - 14:00
 0  6
KFOR-i shkon në Bosnje për një stërvitje me EUFOR-in, mund të ketë “rritje të trafikut rrugor”
kfor-i-shkon-ne-bosnje-per-nje-stervitje-me-eufor-in,-mund-te-kete-“rritje-te-trafikut-rrugor”

kfor-i-shkon-ne-bosnje-per-nje-stervitje-me-eufor-in,-mund-te-kete-“rritje-te-trafikut-rrugor”

Nga data 25 gusht deri më 13 shtator 2024, njësitë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të marrin pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë dhe Hercegovinë, “Përgjigje e Shpejtë 2024”.

Në njoftimin që KFOR-i e ka dërguar për media, thuhet se “ky është një tjetër demonstrim i prekshëm i bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të stabilitetit rajonal”.

Më tej, theksohet se mund qytetarët mund të shohin lëvizje të shtuara të automjeteve të KFOR-it nëpër rrugë.

“Personeli dhe asetet e KFOR-it do t’i bashkohen zonës së stërvitjes me transport tokësor. Kështu, banorët vendas mund të presin të shohin një rritje të trafikut rrugor, duke përfshirë përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit”, ka njoftuar KFOR-i.