KFOR-i u jep medalje ushtarëve turq për kontributin e tyre

Komandanti i Komandës Rajonale në perëndim të KFOR-it, kolonel Francesco Errico, kryesoi ceremoninë ndërkombëtare të ngritjes së flamurit dhe ndarjes së medaljeve të kontingjentit ushtarak turk në Kampin Villagio Italia në Pejë. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se komandanti shprehu mirënjohjen e tij për personelin e shpërblyer për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet

shkurt 22, 2025 - 21:00
 0  6
KFOR-i u jep medalje ushtarëve turq për kontributin e tyre
kfor-i-u-jep-medalje-ushtareve-turq-per-kontributin-e-tyre

kfor-i-u-jep-medalje-ushtareve-turq-per-kontributin-e-tyre

Komandanti i Komandës Rajonale në perëndim të KFOR-it, kolonel Francesco Errico, kryesoi ceremoninë ndërkombëtare të ngritjes së flamurit dhe ndarjes së medaljeve të kontingjentit ushtarak turk në Kampin Villagio Italia në Pejë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se komandanti shprehu mirënjohjen e tij për personelin e shpërblyer për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ndër tjera, shtohet se KFOR-i është duke e vazhduar punën e tij në kuadër të Rezolutës 1244 të OKB-së. /Klankosova.tv