Kiara Tito i përgjigjet sulmeve gjatë “Big Brother VIP Albania”
E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito, ka folur mbi rikthimin në ekran, jetën personale e jo vetëm. Si ka ndryshuar jeta e saj pas pjesëmarrjes në këtë spektakël? Për të thënë se sa e vështirë ka qenë besoj se […]
E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito, ka folur mbi rikthimin në ekran, jetën personale e jo vetëm.
Si ka ndryshuar jeta e saj pas pjesëmarrjes në këtë spektakël?
Për të thënë se sa e vështirë ka qenë besoj se nuk ka nevojë ta konfirmoj, sepse të gjithë e kanë parë.
Ka qenë më e vështirë jetesa brenda apo jashtë shtëpisë?
“Gjithçka, po ta përmbledhëshm ka patur vështirësitë. Atë periudhën e vrullshme të gjithçkaje. Të mbylljes brenda, të medias. Çdokush fliste për “Big Brother”, për ty, për jetën tënde. Kështu që patjetër ka qenë. Ama e them me plot bindje se është një eksperiencë që të vjen një herë në jetë dhe duhet bërë me patjetër.
Do ta kishte bërë edhe njëherë kërë rrugëtim?
Po. Domthënë i uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha.