Koalicioni “VLEN” e tërhoqi padinë pas vendimit të KSHZ-së për VV 0511
Koalicioni “VLEN” në fillim të seancës publike para Gjykatës Administrative e tërhoqi padinë pas vendimit të KSHZ-së për refuzimin e ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të poshtme në Komunën e Gostivarit për zgjedhjet parlamentare 2024. Gjykata Administrative vendosi që procedura të ndërpritet. Përfaqësuesi i palës paditëse, Koalicioni “VLEN”, Betim Ameti, në fillim […] The post Koalicioni “VLEN” e tërhoqi padinë pas vendimit të KSHZ-së për VV 0511 appeared first on InfoShqip.com.
Koalicioni “VLEN” në fillim të seancës publike para Gjykatës Administrative e tërhoqi padinë pas vendimit të KSHZ-së për refuzimin e ankesës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të poshtme në Komunën e Gostivarit për zgjedhjet parlamentare 2024.
Gjykata Administrative vendosi që procedura të ndërpritet.
Përfaqësuesi i palës paditëse, Koalicioni “VLEN”, Betim Ameti, në fillim të seancës publike informoi se padinë po e tërhjek në tërësi.
Sipas pretendimeve të paditësit, vëzhguesit nga Koalicioni “VLEN” në VV 0511 në Komunën e Gostivarit mungon procesverbali origjinal nga ky vendvotim dhe se në kuti ka pasur tre nënshkrime më pak se fletët e votimit, pas së cilës KSHZ në seancë publike në mënyrë jo të plotë dhe të gabuar e ka konstatuar gjendjen faktike dhe ankesën e ka refuzuar.
KSHZ në përgjigje të padisë thotë se në seancë publike ka konstatuar gjendjen faktike në detaje dhe se numri i votuesve të identifikuar është identik me numrin e votave dhe propozon që të refuzohet.
Në KSHZ janë dorëzuar 27 kundërshtime për votimin në zgjedhjet parlamentare, nga të cilat shtatë janë pranuar, gjashtë për vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë zgjedhore.
The post Koalicioni “VLEN” e tërhoqi padinë pas vendimit të KSHZ-së për VV 0511 appeared first on InfoShqip.com.