Kush kë e la në lloç? Bexheti: Mexhiti i shërbente dhe bashkëpunonte me Zaevin

Kështu u shpreh ditë më parë Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN në Saraj. Duke falënderuar simpatizantët e VLEN për mbështetjen në zgjedhje, tha se ish-bashkëpartiaku i tij nga BDI Blerim Bexheti, e la në baltë në gjysmë të rrugës me “grupin e zjarrit”. E duke komentuar atë që thotë Mexhiti, Blerim Bexheti tha se në […] The post Kush kë e la në lloç? Bexheti: Mexhiti i shërbente dhe bashkëpunonte me Zaevin appeared first on InfoShqip.com.

maj 17, 2024 - 00:01
 0  6
Kush kë e la në lloç? Bexheti: Mexhiti i shërbente dhe bashkëpunonte me Zaevin

Kështu u shpreh ditë më parë Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN në Saraj. Duke falënderuar simpatizantët e VLEN për mbështetjen në zgjedhje, tha se ish-bashkëpartiaku i tij nga BDI Blerim Bexheti, e la në baltë në gjysmë të rrugës me “grupin e zjarrit”. E duke komentuar atë që thotë Mexhiti, Blerim Bexheti tha se në fakt është Mexhiti ai i cili e ka lënë BDI-në në lloç, duke bashkëpunuar me ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Bashkëpunimi mes Mexhitit dhe Zaevit, Bexheti thotë se ka ndodhur për votëbesimin e Qeverisë Zaev. Siç thotë, edhe pse brenda “grupit të zjarrit” kishin një qëndrim të përbashkët se nuk duhet ta votojnë Qeverinë, Mexhiti e ka votuar pasi të njëjtën ia ka kërkuar Zaev.

Për këto e pyetëm vet kreun e Lëvizjes Demokratike Izet Mexhitin, mirëpo na tha që do të prononcohet ditën e hënë si i ftuar në emisionin Click Plus të TV21.

VIDEO

The post Kush kë e la në lloç? Bexheti: Mexhiti i shërbente dhe bashkëpunonte me Zaevin appeared first on InfoShqip.com.