Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin, duhet të largohet, thotë Fetai

Lidhur me nismën e sotme të Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevski ka reaguar Zëvendëskryeministri Arben Fetai duke theksuar se Prokurori Republikan e ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin dhe se The post Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin, duhet të largohet, thotë Fetai appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 25, 2025 - 20:00
 0  5
Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin, duhet të largohet, thotë Fetai

Lidhur me nismën e sotme të Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevski ka reaguar Zëvendëskryeministri Arben Fetai duke theksuar se Prokurori Republikan e ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin dhe se ai duhet të largohet menjëherë. Përmes një postimi në Facebook, Fetai ka nënvizuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe integritetit të institucioneve si thelbësore për një shoqëri demokratike.

Ndryshe në seancën e sotme, Qeveria ka shqyrtuar propozimin për shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike.

Sipas vendimit, disa nga arsyet kryesore për këtë propozim janë:
– Keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike
– Shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave
– Cenimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit

Vendimi për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme. Në ditët në vijim priten zhvillime të mëtejshme mbi këtë çështje.

The post Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin, duhet të largohet, thotë Fetai appeared first on Flaka, në çdo lajm... .