Bastisje dhe arrestime në Haraçinë dhe Çair, në shënjestër persona të nëntokës

Një aksion i Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit kishte dështuar, kështu që në vend se nesër, i njëjti është kryer mbrëmë dhe në shënjestër ka qenë nëntoka e Haraçinës dhe e Shkupit. Epilogu është disa të arrestuar, anëtarë të karteleve të drogës, të cilët kanë kryer krime të rënda me […]

dhjetor 16, 2024 - 13:01
 0  5
Bastisje dhe arrestime në Haraçinë dhe Çair, në shënjestër persona të nëntokës
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një aksion i Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit kishte dështuar, kështu që në vend se nesër, i njëjti është kryer mbrëmë dhe në shënjestër ka qenë nëntoka e Haraçinës dhe e Shkupit. Epilogu është disa të arrestuar, anëtarë të karteleve të drogës, të cilët kanë kryer krime të rënda me porosi, transmeton Portalb.mk.

Jozyrtarisht ka edhe persona të cilët nuk janë kapur, pasi kanë arritur të marrin informacion para se policia të marrë urdhër për bastisje. Në realizimin e këtij aksioni është përfshirë edhe Ministria e Brendshme, pasi prokurori ka marrë dijeni me masa të mëparshme hetimore.

Sipas informacioneve fillestare, qëllimi i aksionit është shpërbërja e klaneve që vepronin në territorin e Shkupit dhe disa jashtë qytetit. Arrestimet janë të lidhura edhe me të shtënat që kanë ndodhur muajt e fundit. Përveç Haraçinës, ku kontrollohej hyrja dhe dalja në vendbanim, bastisje janë bërë edhe në disa lokacione në Çair.

Më shumë detaje do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se në nëntor të këtij viti në Haraçinë kanë ndodhur disa ngjarje me armë zjarri. Me 23 nëntor, në një kafene në Haraçinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku sipas informacioneve ishte përfshirë Faruk Masllani, vëllai i Shenoll Masllani, i njohur në publik si Shenki Versace, i cili i falur së fundmi nga presidentja Gordana Siljnovska, gjë që hasi në reagime në opinion.

Gjithashtu më 01.11.2024 poashtu në Haraçinë të Shkupit, me armë zjarri u vra S.A. (56) nga fshati Haraçinë ndërsa H.A. (20) nga fshati Haraçinë ka pësuar lëndime.