Kodra e Diellit nuk është prioritet për Qeverinë e re, nuk tregojnë pse zvarritet investimi italian
Assesi të përfundojnë negociatat për investimin milionësh na italianët në Kodrën e Diellit, Qeveria paraprake nuk arriti të çojë në fund këtë projekt, ndërsa Qeveria aktuale nuk “bëhet e gjallë” për këtë projekt se ku ka ngecur dhe si do vazhdojë më tutje. Pushteti injoron pyetjet gazetareske, shkruan Portalb.mk. Projekti për qendrën turistike Kodra e […]
Assesi të përfundojnë negociatat për investimin milionësh na italianët në Kodrën e Diellit, Qeveria paraprake nuk arriti të çojë në fund këtë projekt, ndërsa Qeveria aktuale nuk “bëhet e gjallë” për këtë projekt se ku ka ngecur dhe si do vazhdojë më tutje. Pushteti injoron pyetjet gazetareske, shkruan Portalb.mk.
Projekti për qendrën turistike Kodra e Diellit u prezantua para gati dy viteve ,megjithatë negociatat janë zvarritur pa epilog deri më tani.
Kjo “barë” i ngeli Qeverisë së re, mirëpo nga Qeveria nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske të Portalb.mk.
Ndërsa nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shkurt na thanë se nuk kanë përgjigje.
Që ky projekt po zvarritet e konfirmuan edhe nga kompania italiane “TechnoAlpin”.
“Ende nuk ka ndonjë të re të rëndësishme që mund të ndajmë në lidhje me projektin. Do të jemi të lumtur të ju informojmë sapo të ketë ndonjë ndryshim në këtë drejtim”, thanë nga TechnoAlpin.
TechnoAlpin” në dhjetor 2022 e prezantoi planin e tyre për zhvillimin e kësaj qendre turistike. Investimi është paraparë të realizohet në shtatë faza dhe kap vlerën e rreth 180 milionë eurove.
Në lidhje me këtë projekt autoritetet kanë premtuar shumë, megjithatë negociatat ende nuk kanë marrë epilog dhe deri më tani nuk është arritur të nënshkruhet marrëveshja.
Kodra e Diellit për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të. Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera.
- LEXO: Qeveria e re nuk ia ka “haberin” investimit italian në Kodrën e Diellit, qendra e lënë në mëshirë të fatit
- LEXO: Investimi i harruar për Kodrën e Diellit, zyrtarët nuk e dinë se kur dhe a do të nënshkruhet marrëveshja
- LEXO: Në mandatin katërvjeçar BDI e le Kodrën e Diellit ashtu siç e gjeti, pa investimin “e madh” të premtuar
- LEXO: Investimi i harruar për Kodrën e Diellit, zyrtarët nuk e dinë se kur dhe a do të nënshkruhet marrëveshja
- LEXO: Edhe një dimër i zymtë në Kodrën e Diellit: Nuk ka investim, institucionet jotransparente