Komisioni i ri për falje sot pritet të mbajë mbledhjen e parë

Përbërja e re e Komisionit për falje është kompletuar, ndërsa sot është paraparë të mbahet seanca e parë konstituive, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentes, Gordana Siljanovska Davkova, transmeton Portalb.mk. Kryetar i Komisionit është Milka Ristova, ndërsa anëtarë të tij janë, Oliver Baçanoviq, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, Afet Mamuti dhe Doan […]

Nëntor 26, 2024 - 13:00
 0  6
Komisioni i ri për falje sot pritet të mbajë mbledhjen e parë
Vila presidenciale Vodno. Foto nga profili Vila Vodno në Facebook

Përbërja e re e Komisionit për falje është kompletuar, ndërsa sot është paraparë të mbahet seanca e parë konstituive, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentes, Gordana Siljanovska Davkova, transmeton Portalb.mk.

Kryetar i Komisionit është Milka Ristova, ndërsa anëtarë të tij janë, Oliver Baçanoviq, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, Afet Mamuti dhe Doan Suleimanoski.

Ky komision është pjesë e organeve të presidentes, i cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë vendos se kush dhe çfarë lloj faljeje do t’u jepet të dënuarve me aktgjykim të formës së prerë.

Komisioni gjashtë anëtarësh i faljes me 26 tetor dorëzuan dorëheqje kolektive, ndërsa vendimin e bëri të ditur në profilin e tij në Facebook profesori Gordan Kalajxhiev, i cili në sqarim ka thënë se e kanë marrë në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e pranoi dorëheqjen dhe njoftoi se do të vijojnë konsultimet për përbërjen e re, si dhe për ndryshimet në sistemin e faljes.

Dorëheqja erdhi pasi në opinion u shkaktuan shumë reagime për disa prej emrave që ishin në listën e të falurve në me rastin e festës 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Pas kësaj presidentja mblodhi Komisionin pas arrestimit të Akif Ravmanoskit, njërit prej personave të falur nga Siljanovska-Davkova, për të cilin mediat raportuan se është një nga liderët e grupit kriminal “Baron”.