Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan memorandum për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve

Qytetarët e Maqedonisë me vendbanim në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në të ardhmen nuk do të kenë nevojë të ndërrojnë patentë shoferin, pasi dje Ministritë e Brendshme të dy vendeve nënshkruan memorandum për njohjen reciproke të këtyre dokumenteve, transmeton Portalb.mk. Memorandumin, siç njoftuan sot në mëngjes nga MPB-ja, e nënshkruan ministri Pançe Toshkovski dhe […]

Nëntor 26, 2024 - 13:00
 0  5
Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan memorandum për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve
Pançe Toshkovski n Emiratet e Bashkuara Arabe me homologun e tij Sheikh Saif bin Zayed al-Nahyan. Foto: MPB

Qytetarët e Maqedonisë me vendbanim në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në të ardhmen nuk do të kenë nevojë të ndërrojnë patentë shoferin, pasi dje Ministritë e Brendshme të dy vendeve nënshkruan memorandum për njohjen reciproke të këtyre dokumenteve, transmeton Portalb.mk.

Memorandumin, siç njoftuan sot në mëngjes nga MPB-ja, e nënshkruan ministri Pançe Toshkovski dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed al-Nahyan.

“Me dëshirën për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet përkatëse kompetente të të dy vendeve gjatë një vizite apo qëndrimi në territorin e njërit apo tjetrit shtet, ata nuk do të kenë më nevojë të ndërrojnë patentë shoferin e tyre. Kjo do të thotë se të dyja palët përjashtojnë parashtruesit për zëvendësim të patentës së shoferit nga testet teorike dhe praktike dhe nevojën për të kaluar në vendin tjetër në kategoritë A, B dhe BE. Për më shumë se një mijë qytetarëtë RMV-së që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo do të thotë ulje e konsiderueshme e shpenzimeve”, tha Toshkovski në takim, njofton MPB.

Në të, shtohet në deklaratë, Toshkovski kërkoi që të shqyrtohet mundësia e anulimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë për Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit më intensiv turistik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve.

Toshkovski me një delegacion të MPB-së që nga e diela është në një vizitë pune në Abu Dhabi, e cila, siç shton Ministria, është vizita e parë zyrtare në nivel të ministrave të punëve të brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

Kujtojmë se marrëveshje për pranim reciprok të patentë shoferëve Maqedonia ka me vendet evropiane siç janë Gjermania, Italia, Spanja, Belgjika, Romani, Çeki, Hungari, Austri, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Mal të Zi, ndërkaq në fazë finale është me Turqinë, Britaninë e Madhe, Kosovën, Australinë dhe Zelandën e Re.