Komisioni kombëtar i teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut me përbërje të re
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar përbërjen e re të Komisionit Kombëtar të teksteve shkollore, duke vlerësuar që procesi i miratimit të teksteve shkollore po avancohet, transmeton Portalb.mk. “Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore ka përbërje të re. Në bazë të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, […]
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar përbërjen e re të Komisionit Kombëtar të teksteve shkollore, duke vlerësuar që procesi i miratimit të teksteve shkollore po avancohet, transmeton Portalb.mk.
“Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore ka përbërje të re. Në bazë të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, Qeveria emëroi Prof. Goce Cvetanovski, Dr. Bilall Shahini, Prof. Slagjana Brsakoska, Dr. Agim Rexhepi, Prof. Sasho Tatarçevski, Prof. Dr. Ana Gaceva, Prof. Dr.Luben Tevdovski, Prof. Nikolla Minov dhe Ilmi Bislimi, për anëtarë të rinj të Komisionit”, raportoi Ministria.
Ky Komision miraton vendimin për përdorimin e teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ministria vlerësoi që kjo përbërje do të jetë filtra kyç në sigurimin materialeve bazë cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm.
Ndryshe, ministrja e Arsimit Vesna Janevska më 9 gusht tha se në vitin e ri shkollor do të ketë tekste për të gjitha paralelet, përveç teksteve për gjuhë të huaja.
Një nga problemet e këtij viti shkollor në vitin e fundit shkollor ishte edhe mungesa e librave, përkundër që viti shkollor kishte filluar. Problemi më i madh u shfaq te klasat e treta dhe të gjashta, ku duhej të kishte libra të reja në përputhje me Konceptin e Ri. Për disa klasa vonesa e teksteve vitin e kaluar zgjati deri në gjysmëvjetorin e dytë, ndërsa në disa libra si “Historia dhe shoqëria” kishte pasur edhe parregullsi.