Komuna e Gostivarit përfundon edhe një projekt në Belovishtë – asfaltohet rruga kryesore

Komuna e Gostivarit ka përfunduar një tjetër projekt në fshatin Belovishtë, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Projekti përfshin vendosjen e një shtrese asfalti në rrugën kryesore me gjatësi The post Komuna e Gostivarit përfundon edhe një projekt në Belovishtë – asfaltohet rruga kryesore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 10, 2025 - 20:00
 0
Komuna e Gostivarit përfundon edhe një projekt në Belovishtë – asfaltohet rruga kryesore

Komuna e Gostivarit ka përfunduar një tjetër projekt në fshatin Belovishtë, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Projekti përfshin vendosjen e një shtrese asfalti në rrugën kryesore me gjatësi prej afro një kilometri.

Në inaugurimin dhe vënien në përdorim të rrugës mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili pati mundësinë të bisedojë me banorët e fshatit.

“Rruga me gjatësi prej rreth një kilometri ka kushtuar 7.5 milionë denarë dhe përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë fshat,” tha kryetari Limani, duke theksuar se bëhet fjalë për një kërkesë të kahmotshme të banorëve, e cila më në fund është realizuar.

Ai gjithashtu paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të realizohen edhe disa investime të tjera, varësisht nga kushtet atmosferike.

“Në fshatin Belovishtë në periudhën e ardhshme do të shtrihen me pllaka bekatoni edhe tre rrugë të tjera, përfshirë edhe atë që çon drejt varrezave të fshatit,” njoftoi Limani. Gazeta Flaka

The post Komuna e Gostivarit përfundon edhe një projekt në Belovishtë – asfaltohet rruga kryesore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .