Limani: Gjykata Kushtetuese duhet ta zgjidhë çështjen se kush do ta drejtojë Gostivarin deri në përsëritjen e zgjedhjeve
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Gostivarit dhe kandidati që mori më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Valbon Limani, e konsideron të paligjshme emërimin The post Limani: Gjykata Kushtetuese duhet ta zgjidhë çështjen se kush do ta drejtojë Gostivarin deri në përsëritjen e zgjedhjeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Gostivarit dhe kandidati që mori më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Valbon Limani, e konsideron të paligjshme emërimin e një “tutori qeveritar”. Limani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët lidhur me paralajmërimet për shkarkimin e tij, vlerëson se Gjykata Kushtetuese duhet ta zgjidhë çështjen se kush do ta drejtojë Gostivarin deri në përsëritjen e zgjedhjeve që dështuan për shkak të daljes së ulët të qytetarëve.
“Unë jam zgjedhur si ushtrues detyre kryetar komune vitin e kaluar, në korrik, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 54 dhe më pas nenin 4 që u ndryshua ndërkohë dhe që thotë se unë kam mandat deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës”, tha Limani, duke sqaruar se beson fuqishëm në shtetin e së drejtës dhe se do t’i kundërvihet me rrugë ligjore synimit të qeverisë për të emëruar një kujdestar në Gostivar.
“Do të paraqesim një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse kjo është në përputhje me Kushtetutën apo jo. Unë mendoj se, në fund të ditës, qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre në zgjedhjet e 19 tetorit. Sipas ligjit, më së voni brenda gjashtëdhjetë ditësh duhet të kemi zgjedhje të përsëritura dhe fjala e fundit do t’u takojë sërish qytetarëve të Gostivarit. Në fund, besoj se Gjykata Kushtetuese do të thotë nëse veprimi është i ligjshëm apo i paligjshëm,” deklaroi Limani, ushtrues aktual i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit.
Kutojmë që në zgjedhjet e tetorit, Valbon Limani nga koalicioni AKI fitoi 16.949, i pasur nga kandidati i VLEN-it Sebaedin Dauti me 4.221 vota, kandidati i të Majtës, Darko Grujoski me 2.857 vota, si dhe kandidati i pavarur, Visar Ademi me 1.409 vota. Zgjedhjet nuk u certifikuan për shkak se nuk u arrit censusi i paraparë ligjor. Në zgjedhje votuan 33,31%, kurse e nevojshme ishte 33.33% %. Munguan vetëm 21 vota që Limani të fitonte pa balotazh në raundin e parë zgjedhorë.
Sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, përsëritja e zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushës dhe Qendër Zhupës pritet të mbahet më së voni në janar 2026, shkruan Portalb.mk.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, nuk arritën pragun (cenzusin) e daljes prej 33,33%, me çka sipas Kodit Zgjedhor duhet të përsëriten zgjedhjet.
Procedurën dhe afatet se si realizohet përsëritja i zgjedhjeve kur nuk arrihet pragu na e sqaron Kodi Zgjedhor në Nenet 132, 132 (a) dhe 134, sipas të cilëve:
Komisioni i Zgjedhjeve në afat prej 15 ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve e njofton Qeverinë. Pas pranimit të njoftimit, Qeveria në afat prej 15 ditësh do të emërojë person të besuar për kryerjen e punëve që janë në kompetencë të kryetarit të komunës. Qeveria, më së voni në afat prej 15 ditësh pas ditës së emërimit të personit të besuar, e njofton kryetarin e Kuvendit për shpallje të zgjedhjeve për kryetar të komunës.
Zgjedhjet e përsëritura mbahen jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, me ç’rast nuk zbatohet kushti i parashikuar i daljes së një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e votuesve për komunën përkatëse.
Sipas afateve ligjore zgjedhjet pritet të mbahen më së voni në muajin janar 2026.
Kryeministri Hristijan Mickoski javën e kaluar deklaroi se pret që gjatë kësaj jave KSHZ-ka zyrtarisht t’i përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë Qeverinë, që më pas ata të vazhdojnë me procedurat tjera.
Kujtojmë se në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë 30.31 përqind ndërsa në Qendër Zhupë 21.49 përqind.
Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2025 mbajt më 19 tetor ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor.
Ka shumë gjasa që gjatë kësaj jave kryeministri Hristijan Mickoski të zhvillojë takim me partnerët qeveritarë për t’u marrë vesh për caktimin e të deleguarve të Qeverisë në 4 komunat ku nuk u zgjodh kryetar komune për shkak se nuk u arrit pragu prej të paktën 33,33% në raundin e parë. Nga Qeveria për TV21 thonë se për momentin ende nuk është përcaktuar kur do të zhvillohet ky takim, por nuk ka as informacione zyrtare se kush mund të ulet përkohësisht në karrigen e kryetarit të komunës në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.
“Publikun do ta informojmë me kohë kur të caktohet takimi. KSHZ-ja duhet t’i shpallë zyrtarisht zgjedhjet të përfunduara, ekziston një procedurë e përcaktuar qartë në Kodin Zgjedhor”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.
Ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet që në mbledhjen që duhet të mbahet t’i shpallë zgjedhjet të përfunduara dhe më pas të dërgojë njoftim për këtë edhe në Kuvend dhe në Qeveri.
“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, brenda 15 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve, e njofton Qeverinë. Pas marrjes së njoftimit, Qeveria brenda 15 ditëve emëron një të deleguar për kryerjen e punëve që janë në kompetencë të kryetarit të komunës. Qeveria, më së voni brenda 15 ditëve nga dita e emërimit të të deleguarit, e njofton kryetarin e Kuvendit për të shpallur zgjedhjet për kryetar komune”, thuhet në Kodin Zgjedhor – neni 134.
Zgjedhjet për kryetar komune në këto komuna ndodhen në një afat të ngushtë kohor, pasi mandati i KSHZ-së skadon më 15 janar. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e fundit me gazetarët tha se do të bëhet përpjekje që ato të përfundojnë me përbërjen aktuale, pasi siç theksoi, nuk është e drejtë që gjatë procesit zgjedhor të shpallet konkurs për përbërje të re të Komisionit Zgjedhor. Për këtë arsye, është e mundur që mandati i KSHZ-së të zgjatet aq sa të jetë e nevojshme për përfundimin e zgjedhjeve edhe në këto 4 komuna. Gazeta Flaka
The post Limani: Gjykata Kushtetuese duhet ta zgjidhë çështjen se kush do ta drejtojë Gostivarin deri në përsëritjen e zgjedhjeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .