Komuna e Lipjanit reagon ndaj akuzave për tenderin e dyshemeve në IEA: Procesi ka qenë plotësisht ligjor
Komuna e Lipjanit ka reaguar pas deklaratave të kandidatit për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me kontratën publike kornizë me titull “Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve në IEA”, me numër prokurimi 613-25-3504-2-2-1, duke theksuar se i gjithë procesi i prokurimit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin. Në reagim thuhet se njoftimi […]


Komuna e Lipjanit ka reaguar pas deklaratave të kandidatit për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me kontratën publike kornizë me titull “Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve në IEA”, me numër prokurimi 613-25-3504-2-2-1, duke theksuar se i gjithë procesi i prokurimit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin.
Në reagim thuhet se njoftimi për kontratë është publikuar në platformën zyrtare të E-Prokurimit, ku janë pranuar gjashtë oferta elektronike, të cilat janë të qasshme publikisht. Operatorët ekonomikë janë vlerësuar sipas Ligjit për Prokurimin Publik dhe rregulloreve në fuqi, ndërsa fituesi është përzgjedhur si oferta më e lirë dhe e përgjegjshme, konform kritereve të dokumenteve të tenderit, raporton ORAinfo.
Komuna sqaron se edhe çështja e pronësisë së operatorit ekonomik – ku njëri nga pronarët ka qenë ish-zyrtar komunal – është trajtuar në përputhje me nenet përkatëse të ligjit, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim dënues apo pengesë ligjore për pjesëmarrjen e tij.
“Kontrata, procesverbali i hapjes dhe të gjitha dokumentet përcjellëse janë publike dhe të publikuara në sistemin e E-Prokurimit dhe në faqen zyrtare të komunës,” thuhet në reagim.
Në përfundim, Komuna e Lipjanit e cilëson interpretimin e kandidatit të Vetëvendosjes si “tërësisht jo profesional dhe të motivuar politikisht për fushatë elektorale”, duke shtuar se akuzat pa prova ndaj zyrtarëve komunalë janë të papranueshme dhe tendencioze. /ORAinfo/
Reagimi i plotë: