Komuna e quan të panevojshme grevën e punëtorëve të “Pastrimit”, thotë se po keqpërdoren politikisht

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas nisjes së grevës nga punëtorët e kompanisë “Pastrimi” para ndërtesës së komunës. Siç thuhet në njoftim, “grumbullimi i i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm” dhe se sipas tyre, të njëjtit po keqpërdoren për qëllime politike nga menaxhmenti. “Të nderuar qytetarë, Ka kohë që

maj 22, 2025 - 12:30
 0  8
Komuna e quan të panevojshme grevën e punëtorëve të “Pastrimit”, thotë se po keqpërdoren politikisht
komuna-e-quan-te-panevojshme-greven-e-punetoreve-te-“pastrimit”,-thote-se-po-keqperdoren-politikisht

komuna-e-quan-te-panevojshme-greven-e-punetoreve-te-“pastrimit”,-thote-se-po-keqperdoren-politikisht

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas nisjes së grevës nga punëtorët e kompanisë “Pastrimi” para ndërtesës së komunës.

Siç thuhet në njoftim, “grumbullimi i i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm” dhe se sipas tyre, të njëjtit po keqpërdoren për qëllime politike nga menaxhmenti.

“Të nderuar qytetarë, Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat. Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë”.