Konsulli i nderit i Kosovës në RMV merret në pyetje në Polici, dyshohet se ndihmoi në arratisjen e Grubit
Konsulli i nderit i Kosovës në vend, Arsim Papraniku, aktualisht ndodhet në bisedë informative në stacionin policor në Karposh. Informatat për “360 Gradë” konfirmohen nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ata shtuan se hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk mund të japin informacione shtesë, transmeton Portalb.mk. Sipas shkrimeve të mediave, Paparaniku përmendet si […]
Konsulli i nderit i Kosovës në vend, Arsim Papraniku, aktualisht ndodhet në bisedë informative në stacionin policor në Karposh. Informatat për “360 Gradë” konfirmohen nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ata shtuan se hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk mund të japin informacione shtesë, transmeton Portalb.mk.
Sipas shkrimeve të mediave, Paparaniku përmendet si biznesmeni me automjetin diplomatik të të cilit ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi u largua nga vendi dhe shkoi në Kosovë.
Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për TV 21 dy ditë më parë deklaroi se Grubi është larguar nga vendi të dielën me një person tjetër, për të cilin tha se ishte biznesmen, me një automjet diplomatik dhe ka hyrë në Kosovë.
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, pasi një urdhër të tillë dje ka lëshuar Prokuroria Publike në Shkup. Gjykata Penale paraprakisht kishte shqiptuar masën 30 ditë paraburgim, i cili do të fillojë pasi të kapen.
Grubi dhe Bajrami dyshohet se në vitin 2023 si bashkëkryerës dhe persona përgjegjës në SHA “Lotaria Shtetërore”, duke kryer kompetencat dhe detyrat e tyre të veçanta, i kanë shkaktuar dëm shoqërisë aksionare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të mjeteve buxhetore të Lotarisë në shumën mbi tetë milionë euro. Prokuroria i dyshon për veprën penale të përvetësimit në detyrë.
Mlë 16 dhjetor policia ka bastisur disa shtëpi për shkak të dyshimeve për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Policia ka bastisur shtëpitë e ish zv/kryeministrit Artan Grubi dhe shtëpinë e ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami. Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, siç ka njoftuar ai, ndodhet për vizitë familjare në Kosovë. Në shtëpi nuk është gjetur as i dyshuari Përparim Bajrami.
Artan Grubi, u tërhoq nga jeta publike, pas shpalljes së emrit të tij në Listën e Zezë amerikane. Me këtë rast, në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Artan Grubi bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion në procesin gjyqësor të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, i cili gjithashtu është në Listën e Zezë.
- LEXO: MPB publikoi fletarrestimet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin
- LEXO: Kallëzime penale për ish-kryeministrin Kovaçevski, Grubin, Bajramin dhe 5 personat e tjerë të përfshirë në rastin “Lotaria”
- LEXO: U publikuan detaje nga rasti “Lotaria Shtetërore”, Prokuroria kërkoi paraburgim për Grubin dhe Bajramin