Kontrolle në Tetovë e Gostivar për zbulim të prostitucionit, drogës… Mbyllen tre objekte!

Dje, më datë 22.03.2025, nga ora 10:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë të Tetovës dhe Gostivarit, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e të Ardhurave The post Kontrolle në Tetovë e Gostivar për zbulim të prostitucionit, drogës… Mbyllen tre objekte! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 23, 2025 - 18:00
 0  6
Kontrolle në Tetovë e Gostivar për zbulim të prostitucionit, drogës… Mbyllen tre objekte!

Dje, më datë 22.03.2025, nga ora 10:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë të Tetovës dhe Gostivarit, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Inspektoratin Ndërtimor, kanë ndërmarrë aksione kontrolli në terren, shkruan Flaka

Fokusi është vënë në veprimtari të paligjshme kriminale të kryera në objektet hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim prioritar ndalimin e trafikimit të paligjshëm të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore lidhur me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hoteliere dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme.

Janë bërë kontrolle në 16 objekte hoteliere (Tetovë 6 dhe Gostivar 10), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Me këtë rast, janë mbyllur dy objekte hoteliere në Tetovë dhe një në Gostivar. Flaka Media

The post Kontrolle në Tetovë e Gostivar për zbulim të prostitucionit, drogës… Mbyllen tre objekte! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .