Kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar për ta festuar përvjetorin e pavarësisë

Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që ofrohet në shumë nga hotelet e plazhit. Top Channel shkruan se për  kosovarët Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i dashur për të pushuar dhe festuar ditë të

shkurt 16, 2025 - 02:00
 0  9
Kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar për ta festuar përvjetorin e pavarësisë
kosovaret-ia-mesyjne-bregdetit-shqiptar-per-ta-festuar-pervjetorin-e-pavaresise

kosovaret-ia-mesyjne-bregdetit-shqiptar-per-ta-festuar-pervjetorin-e-pavaresise

Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që ofrohet në shumë nga hotelet e plazhit.

Top Channel shkruan se për  kosovarët Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i dashur për të pushuar dhe festuar ditë të veçanta si ajo e Pavarësisë.

“Shumica e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin kryesor të kësaj feste, ndërsa të tjerë do të kthehen në Kosovë pas disa ditësh pushimi”.

“Fundjava e gjatë premton relaks, ushqim tradicional dhe net festive buzë Adriatikut”, shkruan TCh në një artikull.

Ndër tjera shtohet se edhe pse është muaji shkurt, temperaturat e buta kanë bërë që shumë vizitorë, vendas e të huaj, të shijojnë shëtitjet përgjatë bregdetit shqiptar.