Kosovari që humbi jetën në Brooklyn, varroset nesër në Llapashticë

Burim Havolli, 41-vjeçari nga Llapi i cili vdiq tragjikisht në New York, do të varroset nesër në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës. Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në ora 15:00. Burim Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi

Nëntor 15, 2025 - 13:30
 0
Kosovari që humbi jetën në Brooklyn, varroset nesër në Llapashticë
Kosovari që humbi jetën në Brooklyn, varroset nesër në Llapashticë

Kosovari që humbi jetën në Brooklyn, varroset nesër në Llapashticë

Burim Havolli, 41-vjeçari nga Llapi i cili vdiq tragjikisht në New York, do të varroset nesër në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në ora 15:00.

Burim Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.

Sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që Burim Havolli ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.