Kostadinov nuk largohet nga BNJVL, thotë se është e pamundur
Kryetari i komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov theksoi se e vlerëson përkushtimin e BNJVL-së për zgjidhjen e problemeve, sepse çdo problem është i zgjidhshëm, si ai me ujin në Strumicë, The post Kostadinov nuk largohet nga BNJVL, thotë se është e pamundur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov theksoi se e vlerëson përkushtimin e BNJVL-së për zgjidhjen e problemeve, sepse çdo problem është i zgjidhshëm, si ai me ujin në Strumicë, përcjell FLAKA.
Ai tregoi se largimi nga BNJVL është i pamundur për shkak të votimit të nevojshëm për një vendim të tillë në këshillin komunal, si dhe për shkak të përdorimit të aplikacioneve dhe sistemeve elektronike të BNJVL-së për dhënien e lejeve për ndërtim dhe shitjen e tokës.
“Synimi im nuk është të largohem nga BNJVL-ja sepse dua të largohem prej saj ose të aludoj për ndonjë mosrespekt ndaj kolegut tim Gjorgjievski ose ndaj ndonjë kryetar komune. Alarmi për problemin me ujin e pijshëm është ndezur, në mënyrë që autoritetet qendrore të afrohen për tejkalimin e situatës”, tha Kostadinov.
Ditët e kaluara Kostadinov thoshte se do të largohet nga BNJVL. FLAKA
The post Kostadinov nuk largohet nga BNJVL, thotë se është e pamundur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .