Kourtney Kardashian sërish shtatzënë?

Kourtney Kardashian ka publikuar disa fotografi në Instagram për reklamën më të fundit të markës së saj, “Lemme”. Në këto fotografi, 45-vjeçarja shihet duke pozuar në një peshqir banje, dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fotografia ku ajo mban barkun e saj. Ndjekësit e saj në komente kanë shprehur bindjen se Kourtney është […]

gusht 17, 2024 - 16:00
 0  3
Kourtney Kardashian sërish shtatzënë?

Kourtney Kardashian ka publikuar disa fotografi në Instagram për reklamën më të fundit të markës së saj, “Lemme”.

Në këto fotografi, 45-vjeçarja shihet duke pozuar në një peshqir banje, dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fotografia ku ajo mban barkun e saj. Ndjekësit e saj në komente kanë shprehur bindjen se Kourtney është sërish shtatzënë.

“A është ajo sërish shtatzënë? Është shumë e ëmbël”, “A është sërish shtatzënë apo këto janë foto të vjetra? I duket barku”, “Ajo është shtatzënë”, “Po mendoja nëse është sërish shtatzënë. Duket për mrekulli”, “Mezi po pres lajmin për një shtatzëni të re”, “Ajo është sërish shtatzënë. Urime”, janë disa nga komentet nën postim.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, në nëntor të vitit të kaluar, u bënë prindër të një djali të quajtur Rocky. Për 45-vjeçaren dhe muzikantin 48-vjeçar, Rocky është fëmija i tyre i parë së bashku.

Kourtney ka tre fëmijë nga ish-bashkëshorti i saj, Scott Disick, ndërsa Barker gjithashtu ka tre fëmijë nga ish-bashkëshortja e tij, Shanna Moakler.

Kourtney dhe Travis u martuan tre herë në vitin 2022. Fillimisht në Las Vegas, pastaj kishin një martesë civile në ShBA, dhe më pas organizuan një dasmë luksoze në Portofino. Barker e propozoi Kourtney-n në tetor të vitit 2021 në një plazh në Montecito, Kaliforni.