Kovaçevski: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-ve dhe Britania e Madhe do të sanksionohen edhe në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot përshëndeti ndryshimet e paralajmëruara ligjore që do të mundësojnë hapjen e procedurave për subjektet që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. “Ne të gjithë duam të jemi amerikanët më të mëdhenj që nga mëngjesi, por pasdite çfarë bëjnë ata, asgjë nuk vlen këtu. Anëtarësimi në NATO […] The post Kovaçevski: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-ve dhe Britania e Madhe do të sanksionohen edhe në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.

Jan 16, 2024 - 22:00
 0  7
Kovaçevski: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-ve dhe Britania e Madhe do të sanksionohen edhe në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot përshëndeti ndryshimet e paralajmëruara ligjore që do të mundësojnë hapjen e procedurave për subjektet që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

“Ne të gjithë duam të jemi amerikanët më të mëdhenj që nga mëngjesi, por pasdite çfarë bëjnë ata, asgjë nuk vlen këtu. Anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm vendosjen e një flamuri para institucioneve zyrtare, por edhe futjen e standardeve, sundimin më të madh të ligjit dhe llogaridhënien. Edhe Britania e Madhe ka qenë partneri ynë strategjik që nga pavarësia. Këto ndryshime do të mundësojnë edhe përfshirjen e personave dhe bartësve të funksioneve publike dhe në këtë mënyrë do të hapet hapësira, evidencat që ata kanë, të ndahen me institucionet tona, në mënyrë që të merren vendimet e duhura nga autoritetet përkatëse”, tha Kovaçevski.Kryeministri theksoi se ndryshimet ligjore me gjasë do të shqyrtohen në seancën e ardhshme të qeverisë.

Qytetarët dhe kompanitë e vendit që përfundojnë në listat e zeza të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare do të ndjejnë sanksione nga autoritetet vendase.

Ndryshe, biznesmeni dhe ish-zv. kryeministri Koço Angjushev ishte i fundit në “listën e zezë” të SHBA-së, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh, siç bëhet e ditur në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Atij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendimi është bërë i ditur këtë muaj./Telegrafi

The post Kovaçevski: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-ve dhe Britania e Madhe do të sanksionohen edhe në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.