A do të jetë Limaj pjesë e Qeverisë “Kurti 3”? Flasin nga VV-ja dhe NISMA

Deklarata e liderit të Nisma Social Demokratike, Fatmir Limaj, se është i hapur për një koalicion të mundshëm paszgjedhor me partinë e kryeministrit Albin Kurti, LVV, ka nxitur reagime të shumta në opinion publik. Limaj, i cili në të kaluarën kritikonte ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë së tij, pas zgjedhjeve të 9

shkurt 21, 2025 - 21:00
 0  6
A do të jetë Limaj pjesë e Qeverisë “Kurti 3”? Flasin nga VV-ja dhe NISMA
a-do-te-jete-limaj-pjese-e-qeverise-“kurti-3”?-flasin-nga-vv-ja-dhe-nisma

a-do-te-jete-limaj-pjese-e-qeverise-“kurti-3”?-flasin-nga-vv-ja-dhe-nisma

Deklarata e liderit të Nisma Social Demokratike, Fatmir Limaj, se është i hapur për një koalicion të mundshëm paszgjedhor me partinë e kryeministrit Albin Kurti, LVV, ka nxitur reagime të shumta në opinion publik.

Limaj, i cili në të kaluarën kritikonte ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë së tij, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 ka ndryshuar kursin politik ndaj këtyre të fundit.

Megjithatë, se a mund të ndodhë koalicion qeveritar mes LVV-së dhe NISMA-s janë deklaruar zyrtarë nga këto subjekte politike dhe analistë politik.

Krasniqi: Ata që po i keqinterpretojnë deklaratat nuk kanë dashur që Limaj të rikthehet në Kuvend

Kandidati për deputet nga NISMA, Vesel Krasniqi, ka theksuar se kreu i partisë së tij, Fatmir Limaj, nuk ka thënë se do të formojë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), por, sipas tij, deklarata është keqinterpretuar.

NISMA e Fatmir Limajt pritet t’i ketë 3-4 deputetë në Kuvend, vota këto që i nevojiten Albin Kurtit për ta formuar Qeverinë e re.

Krasniqi thotë për “Front Online” se Limaj ka dërguar mesazhe për unifikim, pasi, sipas tij, lidershipi ka nevojë për tema nacionale që mund të bashkojnë partitë.

“S’ka thënë që do të bëjë koalicion, por është keqinterpretuar. Ai ka përçuar mesazhe rreth unifikimit sepse lidershipi ka nevojë për tema nacionale që të bëhen bashkë”, shprehet Krasniqi.

Ai shtoi se ata që kanë tentuar ta keqkuptojnë këtë mesazh janë ata që nuk e kanë mirëpritur kthimin e Limajt në Kuvend, duke pasur dëshirë që ai të largohej përfundimisht nga skema politike.

“Keqdashësit e kanë keqkuptuar të cilët nuk e kanë mirëprit kthimin e Fatmir Limaj në Kuvend se ata kanë pas dëshirë që ai përfundimisht të largohet nga skema politike”, deklaroi ai.

Krasniqi gjithashtu e lavdëroi Limajn, duke e quajtur atë burrështetas, trim dhe komandant çelik.

“Në luftë e ka dëshmuar që është një burrështetas, trim, komandant çelik. Është njëri i veprave të mëdha e sot të merret lloj lloj opinionisti është marre se Limaj s’ka thënë asgjë të keqe”, përfundoi Krasniqi.

Deputetja e VV’së për koalicionin e mundshëm me Nisma: Presim certifikimin e rezultateve

Deputetja e rizgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar lidhur me spekulimet mbi formimin e një koalicioni mes LVV-së dhe Nisma.

Ajo ka theksuar se është ende herët për të komentuar ndonjë zhvillim të tillë, duke shtuar se aktualisht janë në pritje të certifikimit të rezultateve dhe konfirmimit të mandateve.

“Është herët për të komentuar diçka të tillë. Nuk kam ndonjë koment. Jemi në pritje të certifikimit të rezultateve dhe konfirmimeve të mandateve”, shprehet ajo për “Front Online”.

 Matoshi: AAK mund të mbështesë Qeverinë Kurti pa u bërë pjesë e saj, nëse garantohet mbështetje për Haradinajn si president

Analisti politik Halil Matoshi ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-së.

Matoshi tha për “Front Online” se shumicës parlamentare të Qeverisë Kurti i duhen 2/3 e votave për miratimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

“Ndonëse është një e drejtë demokratike unë nuk jam shumë optimist për këtë koalicion. Shumicës parlamentare shumë shpejt i duhen 2/3 për Marrëveshjet Ndërkombëtare siç është ajo me BE-në për Planin e rritjes (janë në pyetje qindra milionë) kurse në mars 2026 duhet të zgjidhet një President/e!?”, shprehet Matoshi.

Ai po ashtu përmendi opsionin që AAK mund ta mbështesë Qeverinë Kurti, pa hyrë në të, nëse VV garanton mbështetje për Ramush Haradinaj si president.

Matoshi paralajmëroi gjithashtu se nëse Fatmir Limaj dhe deputetët e tij hynë në Qeveri, mund të krijohet rreziku që Qeveria të humbasë shumicën e 61 votave, duke mundësuar rrëzimin e saj.

“VV duke i rrënuar urat e bashkëpunimit dhe duke stigmatizuar opozitën nuk ka ku i merr 2/3 e votave. Ka edhe një opsion. Qeverinë e Kurtit pos Fatmir Limajt mund ta votojë edhe AAK e të mos hyjë në të fare, me kusht qe VV me garantu votën për President Ramush Haradinaj, vitin që vjen. Nëse Limaj e deputetët e tij hyjnë në Qeveri kjo dmth. se Qeveria nuk i ka 61 vota dhe mund të rrëzohet, kështuqë deputetët e AAK-së do t’i kompensonin”, deklaroi Matoshi.