Krasniqi: Pa autorizimin e Kurtit, s’do mund të ndodhte koordinimi me Radojiçiqin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u është përgjigjur deklaratave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila i akuzoi partitë e opozitës për afërsi me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Krasniqi tha se është zonja Kusari ajo që është dakorduar me Radoiçiqin për ligjin për pagën minimale, e për
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u është përgjigjur deklaratave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila i akuzoi partitë e opozitës për afërsi me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Krasniqi tha se është zonja Kusari ajo që është dakorduar me Radoiçiqin për ligjin për pagën minimale, e për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese.
“Unë mendoj se secila gjë e fshehtë në këtë vend nëse mundet me u zbulu duhet me u zbulu. Është e njëjta zonja Kusari Lila e cila edhe herën e kaluar ka thënë nuk është e vërtetë, por doli e vërtetë, e njëjta ka shpifë pa u turpëru se PDK-ja ia ka sjellë Listën Serbe aty, kur tash po del se kjo është marrë vesh me Radoiçiqin që Simiqi me u dakordu për ligjin për pagë minimale që i ka përjashtuar veteranët e luftës prej atij ligji, por më e keqja edhe për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.
Tutje Krasniqi tha se tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Speciale se Radoiçiq ka ndërtuar vilë pranë liqenit të Ujmanit gjatë qeverisjes së Kurtit.
“Tash edhe vet e pohuan se vilën Radoiçiqi e ka ndërtu kur ka qenë kryeministër Albin Kurti, është pjesë e aktakuzës së prokurorisë, s’ka pasur vilë para se me ardhë këta në pushtet, jo se jo kur kemi qenë ne, se kemi pesë vite që s’jemi në pushtet. Këta është mirë me i nxjerrë ato fotografi, duhet me i demasku krejt, si po demaskohet ajo le të demaskohet secili njeri në këtë vend, sepse tash po flasim për një kryekriminel, por me këtë njeri që duke qenë në listën e zezë të SHBA-së kjo zonja ka bërë koordinime” tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh i bindur se komunikimi i Kusari Lilës me Radoiçiqin ka ndodhur me autorizim të kryeministrit Kurti.
“Unë e mbaj mend Mimoza Kusarin shumë moti, si zëdhënëse e Bajram Rexhepit, nënkryetare e Behxhet Pacollit, zëvendëse e Hashim Thaçit, deputete e Isa Mustafës, por tash e mbaj mend edhe si shefe të Grupit Parlamentar të Albin Kurtit, kurrë në jetë nuk e kam pa më nervoz se sot, kurrë s’ka qenë më jashtë kontrollit se sot, sot ka qenë situatë tjetër. Unë e di se kjo mundet me qenë në presion të shefave të vërtetë që i ka mbi vete për mos me u dorëzu, sepse sikur të ishte e sinqertë është dashtë me kallxu edhe herën e parë kur i janë zbulu këto përgjime me thanë po kam folë, sepse më ka autorizu Albin Kurti, kjo s’ka folë pa e ditë Albin Kurti, pa dalë më thanë nuk e ka ditë Albini, këta nuk guxojnë me shqiptarë me folë pa iu thanë Albini”, tha Krasniqi.