Bedri Hamza nga Peja: Dramat politike nuk i shërbejnë vendit, unë do të merrem me problemet e qytetarëve

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, pas Istogut, sonte ka mbajtur një tubim me qytetarë edhe në Pejë. Hamza ka thënë se i ka hyrë garës për kryeministër që të merret me problemet reale të qytetarëve, pasi, sipas tij, dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve. “Në Pejë

tetor 26, 2024 - 02:00
 0  5
Bedri Hamza nga Peja: Dramat politike nuk i shërbejnë vendit, unë do të merrem me problemet e qytetarëve
bedri-hamza-nga-peja:-dramat-politike-nuk-i-sherbejne-vendit,-une-do-te-merrem-me-problemet-e-qytetareve

bedri-hamza-nga-peja:-dramat-politike-nuk-i-sherbejne-vendit,-une-do-te-merrem-me-problemet-e-qytetareve

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, pas Istogut, sonte ka mbajtur një tubim me qytetarë edhe në Pejë.

Hamza ka thënë se i ka hyrë garës për kryeministër që të merret me problemet reale të qytetarëve, pasi, sipas tij, dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve.

“Në Pejë, sikurse çdokund tjetër, qytetarët e duan një qeveri që ua ndryshon jetën për të mirë, ua rrit pagat dhe përmirëson mirëqenien. Unë i kam hyrë garës për kryeministër që të merrem me problemet reale të qytetarëve. Dramat politike nuk i shërbejnë vendit dhe nuk ua sjellin asnjë dobi qytetarëve!”, ka shkruar Hamza.