Krasniqi: Qeveria ka pasur qëllim të krijojë konflikt në veri, e ka justifikuar narracionin e Serbisë

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet e ndërmarra në veri të vendit. Ai në “Five” të TV Dukagjinit, tha se Qeveria Kurti ka pasur tendencë që nga fillimi që në komunat veriore të Kosovës të krijojë konflikte. Sipas tij veprimet e pakoordinuara të Qeverisë e kanë justifikuar narracionin […]

shtator 19, 2024 - 20:00
 0  7
Krasniqi: Qeveria ka pasur qëllim të krijojë konflikt në veri, e ka justifikuar narracionin e Serbisë
krasniqi:-qeveria-ka-pasur-qellim-te-krijoje-konflikt-ne-veri,-e-ka-justifikuar-narracionin-e-serbise

krasniqi:-qeveria-ka-pasur-qellim-te-krijoje-konflikt-ne-veri,-e-ka-justifikuar-narracionin-e-serbise

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet e ndërmarra në veri të vendit.

Ai në “Five” të TV Dukagjinit, tha se Qeveria Kurti ka pasur tendencë që nga fillimi që në komunat veriore të Kosovës të krijojë konflikte.

Sipas tij veprimet e pakoordinuara të Qeverisë e kanë justifikuar narracionin e Serbisë në Kosovë.

“Prej fillimi s’ke pas projekt që synon paqe me Serbinë, ke pas qef me ndodhë krizë, një lloj konfilkti. Prej fillimi ke pas qëllim me ndodhë konflikt, kur i gjithë faktori ndëkrombëtar ka qenë kundër, kanë thënë duhet me zgjidh punë jo me hy në konflikt. Secilin veprim që e ka bërë Qeveria ka koordinim e ka justifiku narracionin e Serisë dhe serbëve lokalë që po terrorizohen nga Kosova”, tha ai.