Krerët e BDI-së dhe Frontit Evropian në ceremoninë e Pavarësisë së Amerikës

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, anëtari i kryesisë së BDI-së, Ilir Hasani, si dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, The post Krerët e BDI-së dhe Frontit Evropian në ceremoninë e Pavarësisë së Amerikës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 1, 2025 - 23:00
 0
Krerët e BDI-së dhe Frontit Evropian në ceremoninë e Pavarësisë së Amerikës

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, anëtari i kryesisë së BDI-së, Ilir Hasani, si dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, me rastin e shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Në këtë ngjarje solemne, Bujar Osmani vlerësoi rëndësinë e partneritetit strategjik dhe aleancës së fortë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se SHBA-ja mbetet aleati më i madh dhe i pazëvendësueshëm i vendit tonë.

“Jemi të nderuar që marrim pjesë në këtë pritje të organizuar nga Ambasada e SHBA-së, duke shënuar Ditën e Pavarësisë së partnerit tonë strategjik dhe aleatit tonë të pazëvendësueshëm,” deklaroi Osmani.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive dhe u ndoq nga përfaqësues të lartë politikë, diplomatë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke konfirmuar lidhjet e forta mes dy vendeve.

The post Krerët e BDI-së dhe Frontit Evropian në ceremoninë e Pavarësisë së Amerikës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .