Krijohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Rama liston arsyet: E nevojshme për fazën e re të zhvillimit të vendit   

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.  Në një postim në platformën “X”, Rama shkruan se ky ndryshim në qeveri është i nevojshëm për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë.  Teksa teknologjia digjitale është futur në të gjitha fushat e jetës, kërkohet drejtim strategjik, shkruan kryeministri […]

Jan 8, 2024 - 19:00
 0  5
Krijohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Rama liston arsyet: E nevojshme për fazën e re të zhvillimit të vendit   

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 

Në një postim në platformën “X”, Rama shkruan se ky ndryshim në qeveri është i nevojshëm për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë. 

Teksa teknologjia digjitale është futur në të gjitha fushat e jetës, kërkohet drejtim strategjik, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.  

Ndërsa për kulturën thotë se “s’mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit”. 

Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial; kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër, kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes. Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”, shkruan ai.