Krim brenda familjes në Selanik, vëllai mbyt motrën me qese
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në Selanik në Greqisë, ku një 50-vjeçar vrau motrën e tij dhe më pas telefonoi vetë policinë për të rrëfyer krimin. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në një apartament në rrugën Alexandria, në zonën Charilaou. Sipas të dhënave paraprake, autori ka përdorur një qese plastike për të mbytur


Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në Selanik në Greqisë, ku një 50-vjeçar vrau motrën e tij dhe më pas telefonoi vetë policinë për të rrëfyer krimin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në një apartament në rrugën Alexandria, në zonën Charilaou. Sipas të dhënave paraprake, autori ka përdorur një qese plastike për të mbytur motrën e tij 59-vjeçare.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku gjeti viktimën pa shenja jete dhe arrestoi autorin. Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor, shkruan Abcnews.
Hetimet janë në vijim nga Departamenti lokal i Policisë në Selanik.
